Eksperti i ekonomisë flet për taksën ndaj Serbisë, tregon se për çfarë duhet të përgatitet Kosova

Politika

Eksperti i ekonomisë flet për taksën ndaj Serbisë, tregon se për çfarë duhet të përgatitet Kosova

Nga: N.H Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 22:14
Pikëkalimi kufitar në Merdare. Fotografi nga arkivi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan heqjen e tarifës, dhe këtu përfundon çdo gjë. Nuk duan që kryeministri Albin Kurti të vendos masa të reciprocitetit, ashtu siç ka premtuar.

Lidhur më këtë, eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se interesimi i SHBA-ve është që të mbyllet çështja e Kosovës.

Image
Mustafë Kadriaj

“Rrugëtimi i Kosovës si projekt, si rezultat i përkrahjes ndërkombëtare dhe konkretisht të ndihmës së SHBA-ve, për fat jo të mirë do penalizohet në marrëveshjen përfundimtare, e them këtë sepse do përballemi me kompromise të dhimbshme përkundër faktit dhe argumentit që është në anën e Kosovës, për shkak të padrejtësive historike njëherit edhe demet në njerëz, dhe anën materiale në luftën e fundit. Me ketë dua të theksoj që presioni i SHBA-se është në bazë të interesimit të shfaqur dhe angazhimit të dërguarit të presidentit Trump, Richard Grenell, vlerësoj që kanë interesim që të mbyllet çështja e Kosovës si projekt me korrigjime të dëmshme territoriale për Kosovën, por të ruhet pavarësia dhe shtetësia e Kosovës, që në parim është e pritshme që të dëmtohemi si shtet dhe kjo dëshmon mesë miri që përkundër sjellës aspak korrekte të shtetit fqinjë duke atakuar Kosovën në diplomaci dhe si rezultat SHBA-të janë të interesuar që të mbyllin si proces dhe rrjedhimisht duke mos i lënë Kosovës asnjë alternativë për ngecje të bisedimeve dhe çdo hezitim i Kosovës është i dëmshme si në rastin e taksës dhe reciprocitetit. Me këtë dua të theksoj që kërkesat e SHBA-së nuk kanë alternativë dhe kjo është parë gjatë gjithë proceseve të Kosovës”, ka thënë Kadriaj.

Sipas Kadriajt, opinioni dhe skena politike duhet të përgatitet për kompromise të dhimbshme.

“Vlerësoj që opinioni dhe skena politike të përgatitet për kompromise të dhimbshme, por problemi qëndron tek kryeministri aktual i cili të gjithë karrierën politike dhe kauzën e tij për me ardhë në pushtet e ka bërë duke kundërshtuar çdo proces dhe duke i etiketuar të gjithë oponentët politik deri në tradhtar të vendit e që tani do të jetë para dy dilemave t’i gëlltit fjalët e veta apo të jep dorëheqje që parimisht duhet të ju prijë proceseve sepse oportuniteti është alfa dhe omega për të qëndruar në politik, por tani opozita më ose pa të drejt nuk do ia falë duke ia kthyer me të njëjtën kartë”, ka thënë ai.

Krejt në fund, Kadriaj thekson se skena politike duhet të ketë një grup të unitetit që do i ngjasonte Rambujes që të kenë përgjegjësi e gjithë skena politike.

“Si përfundim vlerësoj që skena politike duhet të ketë një grup të unitetit që do i ngjasonte Rambujes që të kenë përgjegjësi e gjithë skena politike, por njëherit duhet të ketë të qartë kryeministri i tanishëm lehtë është të bësh opozitë në një realitet ballkanik, por të jep zgjidhje është sfidë në vete”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat