Flet Daut Haradinaj për vendimet e Kurtit, ja e vërteta që fshihet pas

Politika

Flet Daut Haradinaj për vendimet e Kurtit, ja e vërteta që fshihet pas

Nga: Albulena Jahaj Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 14:57
Daut Haradinaj

Vendimi i sotëm i Qeverisë se Kosovës për pagat që u shfuqizua në mbledhjen e radhës se qeverisë Kurti ka sjell reagime të shumta nga partitë tashmë opozitare.

Daut Haradinaj shef i grupit parlamentar në një prononcim të “Bota Sot” ka thënë se kjo është një show i radhës Albin Kurtit dhe pyet se pse vendimi që u mor sot për ulje të pagave u la që edhe ketë muaj të paguhen ata.

“Vendimet e Qeverisë janë vetëm show i radhës ligji i pagave që ndodhet në kushtetutshmëri është i çartë dhe i definon të gjitha përfshirë edhe rrogën e kryeministrit, Po ashtu ai vendim pritet të merret shpejt ndërsa këta zotritë që sot i morën vendimet e lan në fuqi marrjen e pagës se njëjtë edhe ketë muaj ndërsa në mars hyn në fuqi ligji i pagave sipas të gjitha gjasave” ka thënë haradinaj për Bota Sot.

Sipas tij, Kosova pret që premtimet që janë bërë nga Albin Kurti të realizohen. Haradinaj po ashtu ka thenë se heqja e taksës dhe anulimi i autostradës se Dukagjinit do të jenë prioritete të AAK-së.

“Kosova pret nga Albin Kurti realizimin e premtimeve për: Fondin sovran, Rritjen e punësimit te të rinjve, Forcimin e shtetit ligjor, Ligjin për pensionimin e parakohshëm për Policinë. Kjo qeveri po vrapon me vendime kozmetike. Heqja e taksës dhe anulimi i autostradës janë tema që janë top proriteti  joni” ka thënë për “Bota Sot” Daut Haradinaj.

Image

 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat