Elezaj reagon ashpër ndaj Ramush Haradinajt pasi iu ‘gjuajt’ Albin Kurtit

Politika

Elezaj reagon ashpër ndaj Ramush Haradinajt pasi iu ‘gjuajt’ Albin Kurtit

Nga: D. B. Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 15:10
Albin Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurtit i cili e shfuqizoi ligjin për paga. Haradinaj e ka quajtur vendimin e sotëm të qeverisë Kurti për pagat narrativë mashtruese që sic thotë ai Vetëvendosje e ka sjellë në ekzekutiv nga rruga.

E në lidhje me këtë cështje publicisti Rexhep Elezaj ka thënë për gazetën “Bota sot” se reagimi i ish kryeministrit Ramush Haradinaj ndaj vendimit të sotëm të qeverisë “Kurti” për shfuqizimin e ligjit për pagat në sektorin publik.

Sipas tij, Haradinaj përveç se është i ashpër, ishte edhe inatçor, cinik dhe provokues.

Image
Rexhep Elezaj

Qeveria e re në krye me Albin Kurtin, kryeministër, është qeveri e dalë nga vota e popullit, i cili LVV-së dhe LDK-së ua ka dhënë mbi 425 mijë vota, por edhe mandatin legjitim që Kosovën ta shpëtojnë dhe nxjerrin nga katandisja e më tejme ekonomike dhe financiare, në të cilën humnerë e kishte hudhur pikërisht qeveria “Haradinaj”, duke ia rritur vetes dhe kabinetit të tij 100%-ind rrogat, e që ishte vendim në kundërshtim me ligjin buxhetor dhe financiar të shtetit. Prandaj, qeveria e koalicionit LVV dhe LDK, e ka autorizimin e plotë të sovranit që të gjitha lëshimet dhe dëmet financiare që ia ka shkaktuar arkës së shtet ish qeveria në krye me Haradinaj, t’i korrigjojë dhe zbres në nivel fiskal të buxhetit, qofshin ato pagat ose të ardhurat personale në shërbimet publike. Po ashtu të njëjtat t’i përshtat me koeficientin bazë sipas GDP-së, duke mos lejuar që buxheti i shtetit të vije para kolapsit financiar, e që do kishte pasoja të rënda për funksionimin normal të organeve dhe institucioneve publike dhe shtetërore, dhe jo vetëm këto”, ka thënë publicisti Elezaj.

Ai tutje ka sjtuar se ish kryeministri Ramush Haradinaj, ai i cili që një kohë të gjatë në vazhdimësi e quan Kurtin popullist, “mashtrues”, etj.

“Kryeministri Albin Kurti, pa asnjë fakt dhe argument, duke e akuzuar me konstatime të cilat nuk qëndrojnë në asnjë variant të mundshëm. Sepse i gjithë opinioni i gjerë në Kosovë e njeh sinqeritetin, moralin e pastër, përkushtimin si dhe patriotizmin që i ka Albin Kurti si njeri dhe si politikan. E them këtë pasi të gjitha këto vlera të tij nuk janë fare rastësi, e që më së miri flet fakti, sepse në zgjedhjet e parafundit parlamentare (2017) si dhe këto të fundit (tetor 2019) Albin Kurti doli njeriu më i votuar në Kosovë. Ai doli me mbi 184 mijë vota të cilat ia dhuroi votuesi dhe sovrani shqiptar. Kështu që nuk është e ndershme nga ana e ish kryeministrit Haradinaj të hudhë gurë e dru mbi njeriun, i cili kurrë nuk ka qenë deri tash në pushtet, dhe i cili kurrë nuk ka pasur ndonjë aferë apo skandal politik, siç kanë pasur disa bashkë qeveritarë të Haradinaj”, ka thënë publicisti Rexhep Elezaj.

Sipas tij, vendimi i sotëm i qeverisë “Kurti” për shfuqizimin e ligjit për pagat, i aprovuar me vërejtje të shumta nga ish qeveria e dorëhequr para kohës (ky ligj gjendet në shqyrtim pranë gjykatës kushtetuese), ishte akt i drejtë.

“Ky vendim i Kurtit ishte mëse i nevojshëm për stabilizimin dhe harmonizimin e situatës financiare komfor parametrave dhe kornizave buxhetore sipas të hyrave vjetore ekonomike në nivel vendi. Mbase, ky është vetëm fillimi i masave dhe vendimeve stabilizuese të gjendjes së rënd ekonomike dhe financiare në të cilën gjendet sot Kosova, mbase aspak jo me fajin e Albin Kurti”, është shprehu publicisti Rexhep Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat