Tomë Gashi fton Kadri Veselin që t`ia jap Prokurorisë informatat që i ka për “vrasjen” e Astrit Deharit

Politika

Tomë Gashi fton Kadri Veselin që t`ia jap Prokurorisë informatat që i ka për “vrasjen” e Astrit Deharit

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 12 shkurt 2020 Në ora: 17:12
Tomë Gashi dhe Astrit Dehari

Raporti zviceran që nxjerr në pah detaje të reja për vdekjen e Astrit Deharit në Prizren ka bërë që nga ajo kohë të kemi akuza e kundër akuza ndaj vetëvendosjes dhe Partisë Demokratikë të Kosovës. Derisa kjo e fundit ka kërkuar komision hetimor për rastin Dehari, Vetëvendosje ka qenë ajo që ka kërkuar që Kadri Veseli t`i mbaj duart larg rastit Dehari.

Albulena Haxhiu ministre e Drejtësisë, sapo ka marr pozitën është zotuar se do të përkushtohet që të zbardhin rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit. Ndërsa, kreut të opozitës, Kadri Veselit i tha që t’i mbajë duart larg nga ky rast.

Vizitën e saj zyrtare si Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu zgjodhi ta bëjë në vendin ku u gjet i vdekur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Ajo tha se mesazhi i vizitës së saj tregon për përkushtimin e institucioneve për të zbardhur rrethanat e vdekjes së tij

“Vizita ime këtu është mesazh i qartë për institucionet lidhur me përkushtimin tonë për zbardhje ne rrethanave të vrasjes së Astrit Deharit. Ju e dini që në 2016 ka humbur jetën këtu në këtë qendër korrektuese një aktivist politik, i cili pa faj është mbajtur në paraburgim. Ai ka qenë në duar të shtetit por fatkeqësisht shteti nuk e mbrojti atë”, tha ajo, përcjell “Bota Sot”.

Në seancën për votimin e qeverisë së re të Kosovës, drejtuar nga Albin Kurti, lideri i opozitës, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i tha Kurtit se do të diskutojnë shumë çështje tash e tutje, përfshirë edhe rastin e Astrit Deharit.

“Kadri Veseli duhet t’i mbajë duart larg nga ky rast. Ju e dini që para se të ndodh rasti i Astrit ka pasur kërcënime nga foltorja e Kuvendit, pikërisht nga Kadri Veseli. Tash së fundi e përmendi vrasjen. Tashmë është duke u marrë Prokuroria Speciale për këtë rast të komisioni hetimor, unë mendoj që ka për qëllim që të dëmtojë në qoftë se sado pak Prokuroria Speciale ka nisur të merret seriozisht me këtë rast, atëherë është tendencë për ta dëmtuar këtë proces”, tha Haxhiu.

Komunikata e PDK-së

Ndryshe nga Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës ditë më parë ka bërë të ditur se do të iniciojë komision hetimor parlamentar për zbardhjen e vdekjes se aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit.

Përmes një komunikate për media, PDK-ja ka thënë se do ta trajtojë një nga temat më urgjente në Kuvendin e Kosovës, përmes ngritjes së komisionit hetimor parlamentar.

“Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës ka treguar se ka dyshime serioze për rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit. Për këtë rast, duhet të shkojë dikush në burg; ose Albin Kurti, ose nomenklatura e atëhershme e pushtetit, një pjesë e së cilës është edhe sot në koalicionin qeverisës”, thuhet në komunikatën e PDK-së. Në njoftimin e tyre, thuhet se PDK-ja do t’i shkojë deri në fund secilës temë të përmendur në seancën e djeshme nga Kryetari Veseli.

Gashi: Komisioni i panevojshëm, Prokuroria ta thërras Veselin në intervistë

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, e sheh të panevojshëm një komision brenda Parlamentit, përderisa hetimet për vdekjen e Astrit Deharit është duke i bërë Prokuroria Speciale. Por, Gashi, thotë se i pari i PDK-së, vetëm së voni ka filluar t’i referohet rastit si vrasje, dhe është i mendimit se Prokuroria Speciale duhet ta ftojë si dëshmitar.

Image
Tomë Gashi

“Kërkesa për komision hetimorë është tani e panevojshme dhe nuk ka kurrfarë kuptimi, sepse me rastin e vrasjes se Astrit Deahrit po merret prokuroria speciale dhe informatat që i ka Kadri Veseli për vrasjen e Astrit Deharit duhet të ia thotë Prokurorisë Speciale sepse sipas ligjit ai e ka detyrim ketë pasi që ka folur edhe publikisht se paku dy herë për vrasjen e Astrit Deharit.

“Një herë ka fol më me 26 dhetor 2019 ne një televizion ku ka thënë se pa mëdyshje se Astrit Dehari u vra në burg në Prizren dhe herën e dytë kur ai foli publikisht në Kuvendin e Kosovës në ditën kur Albin Kurti u zgjodh kryeministër i Kosovës. Krejt këto e bëjnë të nevojshme që ai vetë të lajmërohet në prokurorinë speciale për të dhenë dëshmi apo vetë prokuroria speciale ta thërras atë të jep dëshmi dhe të tregoj krejt çka di për vrasjen e Astrit Deharit” ka thënë Gashi.

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka përkujtuar kështu edhe deklaratat e mëhershme të Kadri Veselit të cilat i ka thënë nga foltorja e Kuvendit kur ka thënë se kujdes se mos po bëni vetëvrasje.

“Ruhuni se po vetevraheni ka theëë nga foltorja e Kuvendit dhe të gjitha këto deklarata janë publike dhe janë bërë nga Kadri Veseli. E dinë pse u vra dhe e dinë si është vra, dihet që vrasja e Astrit Deharit ka qenë politike dhe tani duhet të gjithë të kontribuojmë duke përfshirë edhe ketë që të zbulohen vrasësit e Astrit Deharit apo shtytësit në vrasje dhe ata që e kanë fsheh vrasjen, e që ka pasur implikime për se paku fshehjen e vrasjes se zyrtareve të PDK-së, shih vetëm deklaratat e ministres Dhuara Hoxha në kohën ku Astriti është vet-vrarë” ka thënë Gashi për “Bota sot”.

“Rasti i shumë përfolur i Astrit Deharit duket se do të vazhdoj të jetë i diskutueshëm edhe ketë legjislaturë në Kuvendin e Kosovës. Derisa Kadri Veseli ditën e krijimit të Qeverisë kërkoj hetime të reja për rastin dhe ka hedh akuza kundrejt Albin Kurtit, vetë vetëvendosje ka thënë se Veseli duhet të jep përgjegjësi për deklarimin e Kadri Veselit i cili në një seancë të Kuvend të Kosovës kishte thënë se ruhuni mos po bëni vetëvrasje”, ka shtuar Tomë Gashi.

Mehmeti: Veseli po mundohet të hedhë topin në fushën kundërshtare

Image
Faton Mehmeti

Në lidhje më këtë analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “Bota Sot” se Kadri Veseli duhet të merret në pyetje për rastin e Astrit Deharit.

“Pas deklaratave të Kadri Veselit se Astrit Dehari është vrarë duhet urgjentisht të merret në pyetje nga organet e drejtësisë. Ka mundësi që Kadriu të mundohet të hedh topin në fushën e kundërshtarëve politike, kur dihet se pikërisht partia e tij është e përmendur se mund të ketë gisht në ketë rast” ka thënë Mehmeti.

Salihu: Komisioni parlamentar duhet të hetoj këndo qoftë parti apo individ

Image
Shpend Salihu

Kurse, njohësi i çështjeve politike Shpend Salihu ka thënë për "Bota sot" se deklarata e ish Krye parlamentarit duhet përkrahur, pasi kjo dëshmon që vet ai dëshiron e vërteta të del në pah.

“Mbi këtë rast, se çfarë informacione mund të ketë nuk mund të spekuloi duhet të pyesni personalisht atë, por ajo çfarë është e rëndësishme për hir të së vërtetës, është që urgjentisht parlamenti i Kosovës, ta formoi një komision parlamentar, gjithë përfshirës i cili do kërkonte formimin e një grupi ekspertësh nga fusha e kriminalistikës dhe mjekësisë ligjore si dhe ekspertë të sigurisë kibernetike që do bënin ekshumacionin e kufomës, riekzaminonin kufomën, të rishikojnë kamerat e sigurisë mos ka ndonjë prerje të incizimit të kamerës si dhe të cilët do vlerëson rrethanat dhe personat e dyshimtë që mund të jenë të implikuar në këtë rast” ka thënë ai.

Sipas Salihut, duhet sërish rivlerësuar provat e prokurorisë, dhe duhet marrë në pyetje dëshmitarët kyç të rastit, përfshirë edhe gardianët e shokët e tij.

“Gjithashtu komisioni parlamentar duhet të hetoj këndo qoftë parti apo individ që mund të ketë dëshmi mbi këtë rast, se nëse dikush deklarohet se kemi të bëjmë me aktin e vrasjes, atëherë duhet filluar hetimet që të merren deklaratat e tilla. Krejt ky proces normal me angazhim brenda më pak se 6 muaj mund të mbyllet dhe e vërteta të del në shesh”, ka thënë njohësi i cështjeve politike Shpend Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat