Fotografia e Presidentit Rugova pretekst i PDK-së për të penguar pozitën

Politika

Fotografia e Presidentit Rugova pretekst i PDK-së për të penguar pozitën

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 12 shkurt 2020 Në ora: 21:17
Presidenti historik, Ibrahim Rugova.

Ndonëse PDK-ja do duhej ta ndihmonte Qeverinë e re dhe jo ta pengonte atë, meqë do bie ndesh lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, megjithatë PDK-ja endet nuk po mundet të kuptojë se janë në opozitë prandaj dhe po shpikin kauza për të bojkotuar mbledhjet e kryesisë.

E bojkotimi i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, supozohet se ndodhi për shkak të fotografisë së Thaçit.

E në lidhje me atë se si vlerësohet mos marrja pjesë e PDK-së në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, dhe se a kanë tjera arsye e qëllime bojkotimin e Kryesisë së Kuvendit, përveç fotografisë së presidentit Hashim Thaçi, analistet politik vlerësojnë se kjo mund të jetë vetëm një arsye, pasi PDK-së nuk mund t`i mbetet hatri vetëm për një foto, pasi ai njeri që është në foto nuk është më anëtar i partisë.

Sipas tyre bojkotimi i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për shkak të fotografisë së Presidentit Hashim Thaçi, mund të jetë vetëm një shkas për të shprehur pakënaqësi.

Zogaj: Si opozitë PDK-ja e ka detyrë të mos pajtohet me pozitën

Analisti politik Skender Zogaj, ka pohuar se pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, PDK-ja doli me një deklaratë shumë civilizuese, duke pranuar humbjen dhe duke paralajmëruar se do të qëndronte në opozitë, për ta bërë opozitën konstruktive.

Sipas tij, ky ishte një gjest që e vlente të mbahej mend, megjithatë po del se nuk e kishte pas seriozisht.

Image
Skender Zogaj

“E them këtë sepse që në seancën e votimit të Qeverisë Kurti, shumicës së deputetëve të PDK, siç thoshte dikur Ganimete Musliu, u humbi fiçori dhe nuk dinin se çka po flisnin. Bojkotimi i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për shkak të fotografisë së Presidentit Hashim Thaçi, mund të jetë një shkas për të shprehur pakënaqësi. Por, para se ta bënte këtë, PDK duhet të reflektonte dhe ta kushte parasysh vandalizmin prej rrugaçi të ish Kryetarit të saj të Kuvendit, Jakup Krasniqit, i cili kishte thyer fotografinë e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës dhe pastaj, si një struc kishte ulur kokën dhe ishte detyruar që ta rikthente fotografinë e re në vendin e saj”, ka thënë analisti politik Skender Zogaj.

Ai konsideron se kësi lojëra nuk duhet të ndodhin, kurrë dhe nga askush, por mbetet të shihet se si do të veprojë PDK-ja në aktivitetet e tjera të ardhshme.

“Si opozitë e ka detyrë të mos pajtohet me pozitën, por jo të përsëris përvojat e shëmtuara të së kaluarës sepse, ka evoluar situata dhe, vetëm ata që punojnë e sillen mirë mund të gëzojnë besimin e popullit. PDK-ja është parti e madhe dhe me potenciale të mira intelektuale, të cilat gabon nëse i keqpërdorë sepse e sakaton vetveten. PDK-ja duhet ta ndihmojë Qeverinë e re dhe jo ta pengojë atë, sepse bie ndesh lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe realizimit të ëndrrës historike të shqiptarëve”, ka thënë analisti politik Skender Zogaj.

Mulliqi: PDK-ja ka rënë nga pushteti pas 13 vitesh qeverisje, pasi nuk ka qeverisur mirë

Ndërsa analisti politike Skender Mulliqi, konsideron se PDK-ja ka rënë nga pushteti pas 13 vitesh të qeverisjes më vendin.

Sipas tij, gjatë kësaj kohe PDK-ja nuk ka qeverisur mirë, dhe kjo rënie nga pushteti ka qenë e logjikshme.

Image
Skender Mulliqi

“Kjo parti i pranoi humbjen e zgjedhjeve të 6 tetorit në mënyrë korrekte. Mirëpo, kjo zgjati deri në tubimin e parë për formimin e organeve te reja të shtetit, pas tre muajve. Sjellja e disa deputeteve te kësaj partie nuk ishte aspak e mënyrës opozitare. Pamë fjalime plot mllef, fjalime inatçore madje edhe fjalime kërcënuese, në vend të fjalimeve korrekte dhe madje urues karshi Qeverisë së re- Kurti. Opozitarizmi bëhet në mënyrë konstruktive, ndaj edhe mos pjesëmarrja e këtij subjekti politik në mbledhjen e kryesisë së kuvendit ndoshta edhe është pritur”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Sipas tij, zgjedhja e mënyrës së bojkotit nuk i ndihmon PDK-së, dhe as nuk i kontribuon proceseve jo të lehta të cilat e presin Kosovën.

“Nuk besojë së mos pjesëmarrja ne mbledhjen e kuvendit ka shumë lidhshmëri më heqjen e fotos të presidentit, Hashim Thaçi, por më shumë ka të bëjë që të krijohen situata problematike politike qysh në start. Kosova ka nevojë për stabilitet politik dhe të rrjedhave të dobëta ekonomike më shumë së kurrë . Demokracia nuk do të thotë anarki, dhe as pushtet absolut. Ekziston rrotacioni shumë i logjikshëm në sistemin pluralist shumë partiakë, më çka duhet të pajtohet PDK-ja, dhe çdo parti qe i humb zgjedhjet. Nëse dikush ka synim të krijojë situata konfliktuoze, kjo nuk justifikohet në asnjë mënyrë”, ka thënë analisti politik Skender Mullqi.

Ai tutje ka shtuar se Qeveria ka para veti edhe prurjen e shumë ligjeve , ku duhet një shumicë absolutë, dhe mos prezenca apo edhe mos votimi i ligjeve të interesit shtetëror, do të ishte i pafalshëm për çdo opozitë.

“Nëse PDK-ja zgjedhë të behët opozitë inatçore , duke bërë akuza të pabazuara , pa ndonjë vizion dhe pa programe alternative, sigurisht që jo vetëm që do ti bën dëme vetit , por veç i garanton qeverisë së re ,edhe shumë vite të qeverisjes më Kosovën. Kushdo qoftë duhet kuptuar se reformat në të gjitha sistemet e jetës dhe të punës në vend, janë shumë nevojshme. Gjithashtu duhet të bëhet edhe luftimi i keqpërdorimeve të pozitës shoqërorë, lufta kundër korrupsionit, klientelizmit ,nepotizmit, pasurimeve të paligjshme e shumë të tjera, të cilat e kanë gërryer vendin nga brenda për shumë vite. Pra është koha e hapjes së perspektivave të reja për të rinjtë në Kosovë, e jo për ta braktisura atë, në mënyrë masovike siç na ndodhi deri me tani në Kosovë”, ka thënë, analisti politik Skender Mulliqi.

Mehmeti: PDK-ja po mundohet ta pengojë Qeverinë e re, por nuk ia arrin dot

Analisti politik Faton Mehmeti, ka thënë se me veprimet e tyre ata vetëm sa po përligjin atë që të gjithë e dimë se Thaçi de jure është ende kryetar i PDK-së dhe jo i Kosovës.

Image
Faton Mehmeti

“Pavarësisht kësaj pozita nuk duhet të brengoset nga bojkoti i tyre, besa do ishte mirë që PDK-ja të shpërbehet krejtësisht, me gjithë mëkatet që i ka bere kjo parti asgjë nuk e shpërlan. PDK-ja duke qenë dikur pozitë e dobët si opozitë do jetë edhe më e dobët, pavarësisht se çfarë bëjnë. Ata mundohen të pengojnë qeverinë por nuk ia arrijnë dot, më me lojëra të tilla vetëm legjitimojnë vetën si e keqja më e madhe e Kosovës”, është shprehur analisti politik Faton Mehmeti.

Burjani: Presidenti nuk duhet të jetë partiak, pasi ai duhet të jetë konsensual

Ndërsa njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani ka pohuar se kjo mund të jetë vetëm një arsye, por PDK-ja nuk mund ti mbetet hatri për foto, pasi ai njeri që është në foto nuk është më anëtar i partisë.

Sipas tij, për këtë arsye ne të gjithë jemi që presidenti nuk duhet të jetë partiak, pasi ai duhet të jetë konsensual.

Image
Blerim Burjani

“Mendoj se shumë herët ka filluar t`i mbetet hatri PDK-së, por nga kjo opozitë duhet të presim edhe pak apo edhe tremujorin e parë. Deri tash njëjtë është ende, dhe nuk ka zhvillim të ri të punës së kësaj qeverie. Andaj kjo qeveri nuk duhet të merret me asfalt, por me mbrojtën shëndetësore. E në radhë të parë paratë që i kanë planifikuar për asfalt duhet ti ndalin, dhe ato para duhet ti dërgojnë në fond për mbrojtje shëndetësore. PDK-ja mund të ketë inate tjera por ende herët po bojkotohet tu marr për cikërrimat e punës së kryesisë së kuvendit. Pra ka kohë ende, dhe nuk ka veprime tjera të kësaj qeverisje”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat