“Qeveria Haradinaj ushqente korrupsionin, qeveria Kurti, po e lufton atë”

Politika

“Qeveria Haradinaj ushqente korrupsionin, qeveria Kurti, po e lufton atë”

Nga: D.B. Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 14:30
Albin Kurti-Ramush Haradinaj

Vendimet e fundit të Qeverise Kurti, në raport me qeverisjen e kaluar, tregojnë se qartë se korrupsioni nuk mund të ushqehet më. Dallimi i Qeverisë së Kurtit nga qeveria e kaluar është si dita me natën, për faktin se derisa ish-kryeministri Haradinaj së bashku me ministrat e tij rritën rrogat në 100% për të mirat e tyre materiale, duke dëmtuar edhe buxhetin e Kosovës, kryeministri Kurti i zvogëloi ato.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se, Kurti me ministrat e tij në dëm të tyre, e për të mirën e Kosovës, përgjysmuan jo vetëm rrogat e tyre, por edhe departamentet ministrore në pesëmbëdhjetë.

Image
Sulejman Mehazi

“Kryeministri Kurti po ashtu pas shkuarjes në Shqipëri zbuti sado pak edhe marrëdhëniet e ftohta të qeverisë së kaluar kundrejt Edi Ramës. Në qeverinë e kaluar në krye të shtetin dominonit burrat, kurse tani, në krye të qeverisë së Kurtin shumica janë gra në krye me Vjosa Osmanin. Pra Qeveria e re e Kurtit shkarkon të gjithë funksionarët jo profesional, të vetëkënaqur, të pa aftë e të korruptuar të qeverisë së kaluar. Qeveria e Haradinajt ushqente korrupsionin, kurse qeveria e re Kurti që në fillim e lufton korrupsionin",ka thënë profesor Mehazi.

Ai tutje ka shtuar se  gjatë qeverisë së kaluar shkaku i tarifave jo vetëm që u ndërpre dialogu me Serbinë, por Kosova u izolua ndërkombëtarisht.

" Me ardhjen e Kurtit dhe me shfuqizimin e tarifave serbe e fuqizimin e reciprocitetit, Kosova do të marrë përkrahje ndërkombëtare nga BE-ja dhe SHBA-ja. Dita e mirë shihet që në mëngjes, kështu që ditët e fillimi të Kurtit si Kryeministër janë të mbara për Kosovën dhe popullatën e saj”, është shprehur njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat