Ahmeti akuzon rëndë Qeveritë e kaluara, ja çfarë thotë për Qeverinë Kurti

Politika

Ahmeti akuzon rëndë Qeveritë e kaluara, ja çfarë thotë për Qeverinë Kurti

Nga: G.B Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 14:56
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë disa vendime në mbledhjen e fundit të Qeverisë, duke i shfuqizuar disa nga ato të qeverisë së kaluar.

Një ndër to ishte zvogëlimi i pagave, për të dhe kabinetin e tij qeveritar, paga të cilat ishin ngritur nga Ramush Haradinaj.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Hidajet Ahmeti ka pohuar se Qeveria Kurti e ka filluar mbarë e mirë, duke treguar seriozitetin dhe përkushtimin për ndryshime pozitive në trupin publik.

Image
Hidajet Ahmeti

“Vendimet e fundit po tregojnë për një qeverisje ndryshe nga qeverisjet e deritanishme, pasi vendimet e fundit e sidomos ai për uljen e pagave të kabinetit qytetar tregon më së miri për fillimin e logjike tjetër qeverisëse. Ndryshimet substanciale të proklamuara nga Qeveria Kurti duhet të ndodhin brenda mandatit qeverisës, edhe pse këto vendimet e fundit janë për tu përshëndetur nga të gjithë qytetarët, por edhe nga kundërshtarët politik. Fillimi i kësaj qeverisje po jep sinjale pozitive për ndryshime substanciale në qeverisje, por njëkohësisht po e ngjallë shpresën e humbur te qytetarët e Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.

Sipas Ahmetit, qeveritë e kaluara në rend të parë kanë pasur interesin politik e nepotist dhe pushtetin e kanë konsideruar privilegj dhe jo përgjegjësi, prej të cilit janë pasuruar, e tani me humbjen e pushtetit e kanë humbur mundësinë për zhvatje, andaj dhe nuk po mund të adaptohen me gjendjen.

“Gjykoj se qeveritë e kaluara në rend të parë kanë pas interesat politike, klienteliste, nepotiste e duke e konsideruar pushtetin si privilegj e jo përgjegjësi, por edhe duke u pasuruar nga politika e jo duke shërbyer përmes politikës. Humbja e pushtetit për ta është humbje e privilegjit për zhvatje, uzurpim e rehatim të militantëve të tyre, e pikërisht reagimet e vazhdueshme të tyre tregojnë më së miri për gjendjen të cilën nuk po mund të adaptohen si opozitë e mbi të gjitha në humbjen e pushtetit për kontrollimin e institucioneve publike”, ka thënë Hidajet Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat