Merr mbështetje plani i Albin Kurtit

Politika

Merr mbështetje plani i Albin Kurtit

Nga: A.M. Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 15:03
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Gjatë fjalimit të tij në panelin e diskutimit, ai ka propozuar që Bashkimi Evropian të implementoj një “Mini Marshall Plan” për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor(Kosovën, Serbinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut) në vend të “Mini-Shengenit” ballkanik.

Lidhur më këtë çështje, njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se ideja për planin Marshall është iniciuar dhe ideuar nga Gjermania.

“Fillimisht duhet theksuar se ideja për planin Marshall është iniciuar dhe ideuar nga Gjermania, e cila në 2017 ka përgatitur mini Plan të Marshallit për Ballkanin që synon të përforcojë ekonomitë e rajonit dhe në njëfarë mënyre duhet të jetë edhe kompensim për pritjen e gjatë të anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai për “Bota sot”.

 Gjithashtu, ai ka shpjeguar dallimin ndërmjet “Mini Marshall Plan” dhe "Mini Shengenit”.

“Plani Marshall synon që ky “Mini Marshall Plan” për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor(Kosovën, Serbinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut) u jep të gjashtë shteteve futjen e njëjtën kohë në BE. Ndërsa "Mini Shengeni" ishte projekt serbo-rus që synonte daljen e Serbisë në det, duke vënë harkun e urës të depërtimit rus në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Në fund, ai është shprehur se plani i propozuar nga kryeministri Kurti është më i mirë se mini Shengeni i prezantuar nga treshja Thaçi-Rama-Vuçiq.

“Prandaj Plani Marshall është më i barabartë dhe krijon stabilitet dhe perspektivë për të gjashtë shtetet. Andaj, për shqiptaret projekt i prezantuar nga Albin Kurti është më i mirë se mini Shengeni i prezantuar nga treshja Thaçi-Rama-Vuçiq”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat