Këtë të keqe po ia bënë Kosovës ndikimi rus

Politika

Këtë të keqe po ia bënë Kosovës ndikimi rus

Nga: M.H Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Kosova po shënon 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj, por ajo ende nuk ka arritur ta rrumbullakojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar dhe ky fakt ka ndikuar dhe vazhdon të ndikojë edhe në situatën e brendshme dhe në mënyrën e udhëheqjes së vendit, si dhe në vetë funksionalitetin e shtetit.

Mirëpo në këtë situatë ka faktorë të shumtë që kanë ndikuar mirëpo njëri ndër faktoërt më të rëndësishëm është gjendja e brendshme politike.

Ndërsa rreth kësaj çështje në një prononcim për “Bota sot”, Doktor shkence dhe ligjerues i Gjeopolitikës në Paris, Mirsad Voca, u shpreh që përforcimi i shtetit përbrenda duhet të jetë njëra ndër prioritetet kryesore të shtetit në mënyrë që të zhvillohet si shtet në të gjitha aspektet.

Voca, tha se pengesa do të ketë edhe më tej sidomos për arsye se Kosova gjendet përball Shtetit serb ku ka një lidership politik të pa përmirêsuar në pushtet i ngjashëm me atë të viteve të 1990.

“Patjetër që prioriteti themelor i Qeverisë në veçanti dhe Politikës kosovare në përgjithësi, duhet të jetë puna për funksionalizim e progres permanent të Shtetit e sidomos në aspektin e krijimit të një Shteti ligjor e të një drejtësie jo selektive, të zhvillimit të një ekonomie në përputhje me zhvillimin arsimor e shëndetësor”.

“Pa dyshim që përforcimi i brendshëm i Shtetit krijon kushte shumë më të favorshme e të nevojshme në afirmimin e vendit në sferën ndërkombëtare dhe në politikën e jashtme.

Kosova ka fillimisht nevojë të ndërtoj stabilitet dhe marrëdhënie të shëndosha brenda vetes dhe me vetveten për të pasqyruar pastaj një subjektivitet më stabil, e më të pranueshëm ndërkombëtar”.

“Nuk mund të ketë subjektivitet afirmues të jashtëm pa një të tillë të brendshëm. Nuk mund të presim rezultate pozitive të jashtme pa krijuar kushte progresi të brendshëm. Shtetet afirmojnë subjektivitet e tyre të jashtëm varësisht nga qasja e tyre në politikat dhe prioritetet e tyre të brendshme. Politika e jashtme e Shtetit është vetëm zgjatje, reflektim e afirmim i prioriteteve që burojnë nga brendia e tij”.

Image
Mirsad Voca

“Fokusimi në zhvillim e konsolidim të brendshëm do të jap doemos rezultate sa i përket subjektivitetit ndërkombëtar. Për më tepër, subjektiviteti i Shtetit formësohet nga brendia dhe manifestohet jashtë saj, prandaj Qeveria dhe Politika kosovare duhet të bëj punë të parreshtur për të finalizuar shtetndërtimin.

Natyrishit, me një qasje të tillë do të jetë shumë më e lehtë për Kosovën që të kompletoj edhe antarësimin në organizata ndërkombëtare si në OKB, BE, Unesco, Këshill të Evropës dhe të njihet edhe nga pjesa e shteteve tjera.

Pengesa do të ketë, sidomos për arsye se Kosova gjendet përball Shtetit serb ku ka një lidership politik të pa përmirêsuar në pushtet i ngjashëm me atë të viteve të 1990 kur kemi parasysh politikën mohuese, agresive e mitoligjike serbe krahas Kosovës, dhe një ndikim rus të paparë në Serbi, që lobon për interesa më shumë ruse sesa serbe me qëllim të shtrirjes së ndikimit rus në Ballkan duke përdorur Serbinë si portë kryesore”, përfundon, Voca, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat