A do të jetësohet Plani Marshall i propozuar nga Kurti

Politika

A do të jetësohet Plani Marshall i propozuar nga Kurti

Nga: A.M. Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 16:48
Blerim Burjani

Njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Burjani, ka folur për planin e propozuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe për mini shengenin ballkanik.

“Të dytat janë jo reale dhe nuk përkojnë me interesat e Ballkanit me, plani marshall ishte i ndërtuar ne SHBA pas luftës se dytë botërore që kishte siguruara fondet më të mëdha për rimëkëmbjen e shteteve të Evropës të dala nga lufta e dytë botërore, ai planë kishte funksionuar 5 vjet, tash në këtë të mendohet për plane marshall është jo i qëndrueshëm dhe s`ka kush të sigurojë fonde, por as arsye BE dhe SHBA asnjëherë nuk do të interesohen të shpenzojmë miliarda për Ballkanin e trazuar”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka thënë se Ballkani nuk mund të mbledhë para apo fonde zhvillimore për veten e vet, duke pas parasysh  se Ballkani është i trazuar nga politikat nacionalistë.

“Shtetet e Ballkanit duhet të gjejnë rrugën vet të zhvillimit ekonomik, plane marshall a po mini plani marshall nuk ka perspektive përkrahëse nga shtetet tjera, Ballkani nuk mund të mbledhë para apo fonde zhvillimore për veten e vet, duke pas parasysh  se Ballkani është i trazuar nga politikat nacionalistë. As makro shengen shqiptar siç thuhet  nuk mund të ketë pasi që shqiptaret janë të ndara në disa shtete dhe nuk kanë kompaktësi territoriale e as nuk ushtrojnë kontrolle nëpër këto territore, pra është një ëndërr me sy hapur po sikur minishengeni i Ramës që rrit hegjomin politike, ekonomike serbe në Ballkan, pra këto gjëra po ndodhin për shkak jo njohurive reale në kohë dhe hapësirë, pra nuk ka ndonjë  qëndrueshmëri politike reale efektive për Ballkanin. Për të u çuditur me këto ide që ngjasojnë në përralla të vjetra  me “happy end”. Pra ëndrra e tillë nuk do të ndodhë në realitetin ballkanik, kjo mund të jetë humbje kohe për Ballkanin me emitu BE apo federatat tjera botërore apo konfederatat tjera që i donë dikush në Ballkan, apo edhe BE që kishte propozuar Union Doganor tek këto, që Kosova asnjëherë nuk do të pranojë ëndërrta me një treg të vogël dhe për një homogjeni serbe në Ballkan”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka theksuar se BE s`ka më formula tjera për Ballkanin, e ka stopuar edhe Maqedoninë për në BE edhe Shqipërinë.

“Pra s`ka mini plan Marshal në Ballkan e as  kush të sigurojë fonde për të, s`ka minishengen se nuk ka pajtueshmëri për hegjemonin serbe që mund të shtrihet në Ballkan, por mund  të ketë investime reciproke në Ballkan, nëse veç ka apo do të  ketë marrëveshje tjera përveç CEFTA-së, dhe nuk do të ketë union doganor dhe imagjinata tjera në truallin ballkanik. BE mund të izoloj Ballkanin për shkak të mos interesimit të këtyre shteteve për ndërtuar perspektivë dhe fqinjësi të  mirë,  nuk ka as union doganor, por çka mund të  ketë vetëm fqinjësi të mirë, politika tregtare të sjellshme në mes tyre, BE nuk do të merret me Ballkanin seriozisht po që se nuk punon vet Ballkani për vete.BE s`ka më formula tjera për Ballkanin, e ka stopuar edhe Maqedoninë për në BE edhe Shqipërinë”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat