Skenari i “protestës” me flamur është skenar i përgatitur nga “kauboji” Hashim Thaçi

Politika

Skenari i “protestës” me flamur është skenar i përgatitur nga “kauboji” Hashim Thaçi

Nga: D.B. Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 20:13
Vendosja e flamurit të UÇK-së, në Kuvendin e Kosovës

Loja me flamurin e UCK-së nga një subjekt politik është shembulli më i keq që i bëhet vendit në ditën e pavarësisë, dhe një përpjekje keqdashëse për ta përvetësuar luftën çlirimtare të popullit si lufte partiake.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Agim Vuniqi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot”, komentuar vendosjen e flamurit të UÇK-së në Kuvendin e Kosovës, nga deputetët e PDK-së.

Image
Agim Vuniqi

“Turp këtyre të pamendëve që luajnë me vlerat e luftës, së pari duke votuar specialen, tash luajnë me të si mjet politik kundër institucioneve të vendit. Thaçi është lajmi më i keq për vendin në ditën e pavarësisë, në kohën kur vijnë urimet më të sinqerta të botës liridashëse dhe demokratike. Thaçi i cili nuk lë takim pa shtrënguar duart me Vuçiqin, sot me mosparaqitje përdhosi institucionin më të lartë të vendit. Duket se skenari i “protestës” me flamur është skenar i përgatitur nga ky “kauboj” lokal”, ka thënë analisti politik Agim Vuniqi.

Ai tutje ka shtuar se bojkotimi i institucioneve demokratike të vendit i Thaçit është lajmi më i keq për vendin në ditën e Pavarësisë, në ditën kur vijnë urimet më të sinqerta të botës liridashëse dhe demokratike.

"Thaçi i cili nuk le takim pa shtrënguar duart me Vuçiqin, sot me mosparaqitjen e tij në shtëpinë e popullit përdhosi institucionin më të lartë të vendit. Duket se skenari i “protestës” me flamur është skenar i këtij “kauboji” lokal”, ka thënë analisti politik Agim Vuniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat