Kosova e vendosur të integrohet në bashkësinë e popujve të qytetëruar evropianë

Politika

Kosova e vendosur të integrohet në bashkësinë e popujve të qytetëruar evropianë

Nga: Bota sot Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 08:13
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

“Sot tek sa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të shpalljes së e pavarësisë, kujtojmë presidentin e parë të Kosovës Ibrahim Rugovën, të zgjedhur me votë popullore me 24 maj të vitit 1992, një dekadë më vonë më 4 mars të vitit 2002 në Kuvendin e Kosovës doktor Rugova rizgjidhet sërish president i Kosovës kësaj radhë president i parë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo ne vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe institucionale, angazhimin politik për liri dhe pavarësi”, u shpreh kryeministri Albin Kurti Kurti.

Për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani bënë homazhe dhe vendosen kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ku thanë se veprimtaria e ish-liderit të LDK-së për lirinë dhe pavarësinë e vendit do të vlerësohet gjithmonë.

Për Kurtin kjo ishte hera e parë që bën homazhe pranë varrit të presidentit të parë të Kosovës së lirë.

Ai theksoi se puna e ish-presidentit Rugova për liri dhe pavarësi të vendit do të vlerësohet gjithmonë.

Kurti: Vlerësojmë përpjekjet insistuese dhe angazhimin politik të Rugovës

“Sot tek sa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të shpalljes së e pavarësisë, kujtojmë presidentin e parë të Kosovës Ibrahim Rugovën, të zgjedhur me votë popullore me 24 maj të vitit 1992, një dekadë më vonë më 4 mars të vitit 2002 në Kuvendin e Kosovës doktor Rugova rizgjidhet sërish president i Kosovës kësaj radhë president i parë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo ne vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe institucionale, angazhimin politik për liri dhe pavarësi”, u shpreh Kurti.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani deklaroi se presidenti Rugova ishte ideator i projektit të shtet formimit tonë.

Po ashtu, ajo shtoi se kontributi i Rugovës do të vlerësohet gjithmonë.

Osmani: Rugova, ideator i shtetit të Kosovës

“Ishim këtu për të nderuar kontributin e presidentit historik Ibrahim Rugova, në ndërtimin e themelit të shtetit tonë si ideator i projektit të Kosovës shtet të pavarur dhe sovran dhe natyrisht kontributin e tij në bashkimin e të gjithë shqiptarëve në Kosovë rreth kësaj ideje, dhe sublimimit dhe artikulimit të qartë të popullit tonë për liri e pavarësi e nderojmë sot natyrisht kontributin e tij dhe të gjithë bijve e bijave të cilët u bashkuan rreth lëvizjes së madhe të shqiptarëve për ta artikuluar këtë vullnet të qartë, këtë vullnet për liri dhe pavarësinë tonë”, tha Osmani.

Osmani e Kurti, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule edhe në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz, si dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Gjatë qëndrimit në Prekaz, Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka ngriti lart kontributin e familjes Jashari në çlirimin e vendit.

“Është ky vend që dëshmon atdhedashurinë, dëshmi si duhet vendi, udhërrëfyes për punën tonë dhe brezat e ardhshëm”, është shprehur Osmani.

Ndërkaq në homazhin te varri i veprimtarit Adem Demaçi, kryeparlamentarja Osmani ka thënë se simboli i rezistencës u sakrifikua për të mirën e përgjithshme.

“Adem Demaçi, simboli i rezistencës, i cili dëshmoi se si liria individuale sakrifikohet për lirinë kolektive. Ai e vuri lirinë e popullit të tij para çdo interesi tjetër”, ka theksuar Osmani.​

Edhe ish Kryeministri Ramush Haradinaj ka nderuar figurat më të çmuara të historisë së re të Kosovës.

“Përjetësisht përkulem para sakrificës dhe të rënëve për liri”, është shprehur Haradinaj në Facebook.

“Sot nderuam, te varri i Presidentit Rugova, te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në Prekazin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Pejën e Haxhi Zekës e Adrian Krasniqit dhe 183 dëshmorëve të Pejës, si dhe në Deçanin e Gllogjanin e heronjve të Dukagjinit”.

Kuvendi mbajti seancë solemne

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën solemne për 12- vjetorin e pavarësisë, ka kërkuar nga të zgjedhurit e popullit zotimin e tyre për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të vendit tonë.

Ajo me këtë rast theksoi nevojën e një patriotizëm konstitucional nga të gjitha partitë politike për t’i dhënë shtytjen e fundit Kosovës drejt zhvillimit ekonomik, teksa u shpreh se pavarësia e Kosovës më 17 shkurt është e pakthyeshme.

Në mesin e deputetëve dhe kabinetit qeveritar, në këtë përvjetor të pavarësisë ishin dhe shumë pjesëtarë të komunitetit sportiv dhe artistik, por jo edhe nga familjet Jashari dhe Rugova.

Osmani duke kërkuar forcimin e shtetit të Kosovës, tha se sundimi i ligjit dhe mbrojtja e lirive themelore njerëzore duhet të jetë prioritet për shtetin.

Osmani: 17 shkurti i vitit 2008 është i pakthyeshëm për Kosovën

“Të zotohemi sërish se do të mbrojmë çdo pëllëmbë të Kosovës tonë. Të sigurojmë pacenueshmërinë e integritetit territorial e të sovranitetit të vendit tonë. E jo që vetëm fjalët tona, por edhe veprat tona të dëshmojnë se 17 shkurti i vitit 2008 është i pakthyeshëm, i pacenueshëm dhe se Republika e Kosovës është e përhershme. Kosova nuk ka alternativë. Atë duhet ta bëjmë gjithmonë më të fortë se është mëmëdheu ynë i vetëm”, tha Osmani.

Kryetarja e Kuvendit theksoi edhe nevojën e një bashkëpunimi më të madh ndërpartiak dhe institucional.

Osmani: Sot na duhet një patriotizëm konstitucional

“Sot na duhet më shumë se kurdo herë më parë një patriotizëm konstitucional. Duke u përpjekur maksimalisht që referencë e jona e përditshme të jetë Kushtetuta, ligjet dhe respekti ndaj tyre. Ndaj është i domosdoshëm bashkëpunimi i të gjithëve neve për një shtet s tabil të zhvilluar ekonomikisht të lidhur me botën demokratike dhe të sigurt për të gjitha komunitete që jetojnë në të, se Kosova është mbi të gjitha”, tha ajo.

Në 12-vjetorin e pavarësisë së shtetit, Vjosa Osmani tha se Kosova është e vendosur për t’u integruar në BE.

Osmani: Kosova e vendosur të integrohet në bashkësinë e popujve të qytetëruar evropianë

“Sot Kosova është e vendosur që të integrohet në bashkësinë e popujve të qytetëruar evropianë, dhe të shndërrohet në epiqendër të stabilitetit në rajon. Ne kemi dëshmuar tradicionalisht kulturë të bashkëpunimit dhe të fqinjësisë së mirë”, u shpreh Osmani.

Në këtë ditë solemne, kryetarja e Kuvendit kujtoi të gjitha ata që kanë sakrifikuar për lirinë dhe pavarësi.

Osmani: Në këtë ditë kujtojmë heronjtë tanë

“Më lejoni, prandaj, që në këtë ditë të veçante për qytetarët dhe instit ucionet tona, t’ju ftoj që së bashku t’i kujtojmë bijat e bijtë e këtij vendi, të cilët, të bindur fort se liria është e arritshme, nuk reshtën së punuari për dhjetëvjetësha të tërë për ta jetësuar Republikën tonë; t’i kujtojmë me mall e respekt gjithë brezat që punuan për lirinë e vendit dhe pavarësinë e tij; ta kujtojmë para së gjithash ideatorin e projektuesin e pavarësisë së vendit, arkitektin e shtetit të Kosovës, atin themelues, dr. Ibrahim Rugovën, ikonën e përbashkët të lirisë, njeriun e dijeve, liderin shpirtëror të shqiptarëve, i cili politikës ia dha dimensionin më të çmueshëm të saj, dimensionin human; t’i kujtojmë po kështu heronjtë tanë, të cilët lirinë e vendit e patën ideal jetësor, komandantin e Ushtrisë Çlirimtare, Adem Jasharin, familjen Jashari, e cila u sakrifikua për lirinë e vendit, të gjithë dëshmorët e heronjtë, të pagjeturit, martirët e shumtë, përfshirë gra, fëmijë e pleq, s i dhe gjithë njerëzit e mirë të këtij vendi, të cilët sakrifikuan çdo gjë për lirinë e vendit të tyre”, tha ajo.

Kryeparlmentarja Osmani mes tjerash ka vlerësuar rolin sportistëve dhe artistëve në avancimin dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës. Në të njëjtën sallë të Kuvendit, më 17 shkurt 2008 Kosova ka shpallur pavarësinë e saj.

Kurti e Osmani vizitojnë FSK-në

Me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Vjosa Osmani kryeparlamentare dhe Albin Kurti, kryeministër, vizituan Forcën e Sigurisë së Kosovës në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, të cilët theksuan se prioritet i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha se në këtë ditë të veçantë ka nderin dhe kënaqësinë në emër të Kuvendit të Kosovës t’i drejtohet Ushtrisë së Kosovës, e cila është i sinonim i shtetësisë, mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit të republikës sonë.

Osmani tha me këtë rast në këtë kazermë që mban emrin e komandantit Adem Jasharit, shembullit të sakrificës e vetëflijimit për atdhe, liri dhe pavarësi që qytetarët e gëzojnë sot, është obligim moral e qytetar, të kujtohen me dhembje por edhe krenari, përpjekjet e gjeneratave të kaluara, që u flijuan për Kosovën, si dhe amaneti i tyre është jetësuar, kemi shtetin dhe ushtrinë tonë.

“Ushtria e Kosovës, është produkt i luftës për liri, i rezistencës së një populli të tërë, i gjakut të dëshmorëve, por edhe i miqësisë së hershme e të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që dhe me Bashkimin evropian që ishte nisur si mision strategjik nga presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova”, theksoi Osmani.

Ajo po ashtu tha se forcat tona do të konsolidohen si forcë ushtarake profesionale dhe ndërvepruese me forcat ushtarake të NATO-së dhe si të tilla janë që tani të gatshme të kontribuojnë në operacione të paqes jashtë territorit në partneritet dhe koordinim të plotë me NATO-n.

“Të dashur ushtarakë, ju duhet të ndiheni krenarë që jeni pjesë e një formacioni ushtarak i cili ka veç një mision: mbrojtjen e integritetit territorial dhe sigurisë e qytetarëve të Republikës pa dallim. Do të punojmë pareshtur që të bëjmë realitet Kosovën që duam ne, vend të sigurt, ku respektohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, vend të zhvilluar ekonomikisht, të integruar në NATO, Bashkimin Evropian dhe në strukturat tjera euroatlantike. Anëtarësimi në NATO mbetet objektivi kryesor strategjik i Republikës sonë për të cilin do të angazhohemi me gjithë potencialin tonë”, tha Osmani.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti para pjesëtarëve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”, tha se uniforma e ushtarëve të FSK-së, është mëshirim i sakrificës tonë kombëtare.

Kurti tha po ashtu se mbi ushtrinë bie detyra e rëndë dhe e shenjtë për mbrojtjen e vendit.

Sipas tij, pa ushtri, Kosova është e dobët dhe e pa mbrojtur.

“Të gjithë ne që marrim poste dhe pozita publike e ministrore jemi në shërbim të qytetarëve në çdo kohë dhe gjatë gjithë kohës. Me votën e tyre, qytetarët kanë deleguar besimin te ne që të udhëheqim me politika të punësimit e të zhvillimit ekonomik, të drejtësisë dhe të drejtave, të edukimit dhe shëndetësisë, të sigurisë dhe të mbrojtjes. Por, mbi ju bie detyra e rëndë dhe e shenjtë për mbrojtjen e vendit. Uniforma juaj është mëshirim i sakrificës sonë kombëtare. Pa ushtri e pa mbrojtje jemi të dobët e të pa mbrojtur. Prandaj, ne mburremi me shërbimin tuaj”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti ka theksuar sërish se shërbimin ushtarak do ta bëjë të detyrueshëm.

“Ne të gjithë mund dhe duhet të mësojmë nga disiplina e ushtarit, nga përkushtimi në punë e profesion dhe nga dashuria e madhe për t’i shërbyer vendit… Prandaj, edhe do ta bëjmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm sepse përvoja dhe mësimet e përfituara gjatë shërbimit ushtarak na duhen për t’u përballur edhe me betejat e paqes. Shërbimin e detyrueshëm ushtarak nuk e bëjmë sepse kemi ambicie për të pushtuar apo për të sulmuar. Ne jemi popull paqedashës dhe liridashës. Ne asnjë herë nuk kemi pushtuar dhe okupuar tokat e huaja ose robëruar popuj të tjerë, por kemi mbrojtur dhe do të mbrojmë çdo herë çdo cep të vendit tonë”, tha Kurti.

Kryeministri i vendit duke folur për investimet në ushtri tha se kanë vendosur si qeveri e re ta rrisin forcën dhe sigurinë në vend.

Po ashtu edhe Kurti tha se prioritet i qeverisë së tij mbetet anëtarësimi në NATO dhe në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat