Duarshtrëngimi i liderëve të ‘pathyeshëm’ me Thaçin

Politika

Duarshtrëngimi i liderëve të ‘pathyeshëm’ me Thaçin

Nga: Albulena Jahaj Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 12:09
Hashim Thaçi, Albin Kurti

Dy liderët e Kosovës Albin Kurti e Vjosa Osmani treguan pjekuri mbrëmë në organizimin për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë se Kosovës, derisa janë përshëndetur me mirësjellje me presidentin e vendit Hashim Thaçi.

Presidenca kishte organizuar pritjen, derisa i bie që presidenti Hashim Thaçi ishte nikoqir i mbrëmjes dhe të ftuarit e tij ishin që nga kryeministri, kryeparlamentjarja e deri të zyrtarë tjerë të vendit, ambasadorë e përfaqësues tjerë të institucioneve. Në fakt, duhet të kujtojmë se rregullat themelore të mirësjelljes janë mjaftë të thjeshta.

Kjo është një kulturë e të shprehurit, mirësjelljes së përbashkët, dukjes së një zotërie apo zonje dhe kontrollit të emocioneve tuaja. Në gjithë ketë muhabet mund të themi se dy krerët institucional të vendit treguan një pjekuri të jashtëzakonshme derisa arritën të kenë “shtrëngim” duarsh dhe përshëndetje siç njerëzit e civilizuar i bëjnë.

Mbrëmë në fakt një gjë u tregua çartë, se edhe politikanet e Kosovës përkundër të gjithave arrin të kenë një baraspeshim kur vije të momenti për të treguar se populli i Kosovës dhe politikanet po ashtu, janë evropianë të civilizuar dhe me kulturë të lartë.

Ne jemi mësuar me lajmet e tipit “Shtrëngon duart”, “përshëndeten ngrohtësisht”, “u pajtuan” por mbrëmë me të vërtet kishte shtrëngim duarsh e pajtime e përshëndetje sepse gjithçka shkoj mirë dhe tre liderët kryesor të vendit Presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ishe portreti me i bukur i një shteti normal me synime të çarta dhe aspiratat tona drejt Bashkimin Evropian.

Ne asnjëherë nuk i harrojmë ato fjalimet me gjithë gojë kundër njeri tjetrit, e as vendosmërinë e Vjosa osmanit që gjithmonë kishte kundër Hashim Thaçit por pa dyshim se një sjellje me mirësjellje e krerëve institucional duhet të duket si e tillë dhe duhet të jemi të kënaqur që arritëm të shohin pamje të tilla.

Ne i dimë të gjitha, ne dimë se Hashim Thaçi shumë herë ka dashur të kaloj përtej asaj që i takon, ne i dimë edhe të këqijat pa fund që qeverisja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka bërë vendit, ne i dimë edhe nepotizmin që kjo parti e ka mbjell edhe nen trungun e institucioneve të Kosovës.

E dimë edhe se PDK ka qenë partia e parë që beri “kapadaitë” e vendit që sillen sikur Kosova është e tyre dhe folën në emër të luftës ani pse kurrë luftë nuk benë, por mbrëmë ne u ndiem mirë derisa pamë sjellje të mira të duhura dhe mjaft të civilizuara të presidentit, kryeministrit dhe kryetares se Kuvendit.

Ne mund mos ta duam Hashim Thaçin as si person e as si president, por mund ta pëlqejnë atë kur benë sjellje njerëzore dhe respekton kodin etik të njeriut dhe respekton institucionet ketë rast respektin e meriton me shumë se gjithkush tjetër Albin Kurti e Vjosa Osmani.

Mbrëmë në pritjen e organizuar nga presidenti në 12 vjetorin e pavarësisë u harruan ndasitë, harruam se presidentin e kemi nga Broja, kryeministrin e kemi nga e kemi dhe është i vendosur në qëndrimet e veta, për çka edhe ka arritur të behet kryeministër dhe po ashtu harruam se Vjosa Osmani është politikania më e dashur për të gjithë, sepse duke parë Vjosa Osmanin në ballë të Kuvendit, ne e kuptojmë se sa peshë ka femra e Kosovë ne shoqëri në rastet kur është një si Vjosa.

Mbrëmë nuk u tregua asgjë me e as më pak se një sjellje e civilizuar e krerëve institucional të një shteti të ri që synim ka të behet shtet normal dhe më funksionim të duhur. Presidenti Hashim Thaçi faleminderit që një herë në jetën tanë u tregove Hashim dhe tregove respekt e jo injorancë siç jemi mësuar. Faleminderit kryeministrit Albin Kurtit që na tregoj se kemi arsye të shpresojmë në të, dhe pafundësisht faleminderit Vjosa Osmanit që na tregoj se një zonjë e vërtetë është ajo që sjelljen e duhur e paraqet kur duhet por edhe kundërshton ashpër kur është nevoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat