Kosova me të ardhme të zymtë nëse ndodh kjo...

Politika

Kosova me të ardhme të zymtë nëse ndodh kjo...

Nga: D.B. Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 12:35
Qeveria e Kosovës

Vendimi i qeverisë gjermane që nga marsi t'i mënjanoi disa nga barrierat për sa i përket pajisjes me viza pune të qytetarëve të Kosovës, në me të paktën do ta mbajë lartë numrin në rritje të qytetarëve të cilët do ta lëshojnë Kosovën.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Leon Duhanaj i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se në shikim të parë, nuk duket të ketë ndryshim të madh, meqë janë hequr procedurat e verifikimit të punëkërkuesve në raport me qytetaret gjerman apo të BE-së të cilat kanë qenë një barrierë për vende të caktuara të punës.

Image
Leon Duhanaj

Sipas tij, tani ky verifikim do të hiqet dhe, secili që siguron një marrëdhënie përkatësisht kontratë pune do të pajiset me vizë. “Kjo vlen për profesionet gjegjësisht për kandidatet e cilësuar si ekspert të fushave, pra të shkolluar. Natyrisht që për ketë kategori, ka edhe trajtim me të shpejt të procedimit të vizave, çka e bën edhe me të shpejtë pajisjen e tyre me viza. Për Kosovën dhe qytetarët e saj, kjo do të thotë edhe me shumë emigrim, edhe me shumë ikje në kërkim të një jete me të mirë, ku disa nga pikat kyçe do të mund të vlerësoheshin stabiliteti financiar dhe siguria e përgjithshme, barazia para ligjit dhe mundësive të barabarta”, ka thënë Duhanaj.

Sipas tij, nëse shtrohet pyetja se çfarë mund dhe duhet të bëj Kosova përkatësisht qeveria e saj, atëherë duhet thënë se qeveria duhet të punoj me përkushtim dhe seriozitet të plotë që në radhë të parë të ketë një stabilitet në marrëdhëniet punëdhënës- punëmarrës.

“E them këtë meqë duhet të realizohen premtimet për sigurimet shëndetësore. Të rregullohen raportet tarifore për pagat në sektorin privat dhe të përcaktohet me ligj niveli i pagave minimale, si dhe rritja e tyre bazuar në rritjen e shkallës së inflacionit. Qytetarët e Kosovës, nuk gjejnë më asnjë motiv për të qëndruar në një vend, ku u mungon gjithçka, nga mirëqenia e deri tek perspektiva për ta dhe fëmijët e tyre, kështu që nëse nuk ndërmerren hapa konkret në sanimin e gjendjes, Kosova do të vazhdoj të zbrazët dhe, e ardhmja e sajë do të jetë shumë e zymtë” është shprehur analisti politik Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat