Ideja e Kurtit për shërbim të detyruar ushtarak, eksperti i sigurisë tregon krejt procedurat nëse miratohet ideja e kryeministrit

Politika

Ideja e Kurtit për shërbim të detyruar ushtarak, eksperti i sigurisë tregon krejt procedurat nëse miratohet ideja e kryeministrit

Nga: N.H Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 15:58
Albin Kurti

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë ka njoftuar se nën qeverisjen e tij, kryerja e shërbimit ushtarak do të jetë e detyrueshme.

Nga foltorja e Kuvendit, shefi i ekzekutivit njoftoi disa ndryshime që do ndodhin kur ai të jetë në qeveri, duke zbuluar se një prej tyre do të jetë edhe shërbimi ushtarak do jetë i detyruar, në kohëzgjatje për 3 muaj.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ideja e kryeministrit Kurti shihet si projekt ambicioz duke pasur parasysh që ekziston një plan përfundimtar i FSK-së në transformimin në Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Qeveria Kurti në 12 vjetorin e pavarësisë se Kosovës potencoi që në Kosovë të kemi shërbim të detyruar ushtarak dhe kjo në shikim të parë shihet si projekt ambicioz duke pasur parasysh që ekziston një plan përfundimtar i FSK-së në transformimin në Forcat e Armatosura të Kosovës (KAF), ku është i planifikuar i gjithë procesit gjithëpërfshirës i transformimit i cili synon balancimin e procesit të rekrutimit, trajnimit, pajisjeve, infrastrukturës, zhvillimin e aftësive operacionale dhe buxhetin në dispozicion. Parimet e përgjithshme të transformimit i ka të parapara tri faza të saj të cilat janë si faza e parë ku Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të tejkalojnë-përbëhen nga një maksimum prej pesë mijë anëtarëve të detyrës aktive dhe një maksimum prej tre mijë rezervave. Faza dytë i jep theks të veçantë zhvillimit të mëtutjeshëm dhe modernizimit të aftësive të komandës, kontrollit dhe komunikimit, dhe vazhdon të plotësojë AF (Armatimi i Forces) me pajisje individuale dhe kolektive. Fillon me zhvillimin e aftësive operacionale shtesë për të mbështetur misionin kushtetues. Aftësitë operacionale nën mandatin aktual do të vazhdojnë të rafinohen për të përmbushur misionin e MSCA (Mbështetja ushtarake institucioneve civile)”, shprehet Shala.

Ekesperti i sigurisë shton se për shërbim të detyruar ushtarak 3 mujor në kazerma ministria e mbrojtjes i duhet një buxhet shtesë vjetor rreth 30 milion euro për këtë projekt.

Image
Drizan Shala

“Faza e tretë është përfundimi i projektit për zhvillimin e FAK. Gjatë kësaj faze, secila nga komandat kryesore do të arrijë aftësi të plota operacionale me personel, pajisje, trajnime dhe infrastrukturë. Komandat kryesore do të arrijnë kompetencën në misionet e tyre specifike dhe kështu ata do të përmbushin planin afatgjatë të zhvillimit Pra, nëse bazohemi në shifra të linjes buxhetore për të përmbushur planin “Kurti” për shërbim të detyruar ushtarak 3 mujor në kazerma Ministria e Mbrojtjes i duhet një buxhet shtesë vjetor rreth 30 milion euro për këtë projekt”, ka shtuar ai.

Në fund, ai thekson se është e udhës që akteret vendimmarrës të ulen dhe të analizojnë në detaje një projekt të tillë duke ndryshuar planin gjithëpërfshirës.

“Por, një opsione tjetër mund të jete ri vendosja e lendes se mbrojtjes në ciklin e mesëm shkollor kur nxënësit në vitin e fundit të shkollimit të mesëm njoftohen më modulin e një kursit bazik që e përdor FSK-ja tani dhe me këtë mos të kemi komplikime buxhetore që mund të haset por edhe të kemi eventual një note proteste nga ana e NALT ( Ekipi Ndërlidhës dhe Këshillues i NATO-s ) për një projekt të tillë. Sidoqoftë, në rrethanat që po zhvillohet rajoni dhe ndikimi gjeostrategjik në nivel botëror është mirë që akteret vendimmarrës të ulen dhe të analizojnë në detaje një projekt të tillë duke ndryshuar planin gjithëpërfshirës së FSK-së që ka tani për 10 vitet e ardhshme”, ka përfunduar eksperti i sigurisë, Drizan Shala, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat