Bytyçi: Serbia nuk është ende e gatshme të shkëputet nga trashëgimia e dhunës

Politika

Bytyçi: Serbia nuk është ende e gatshme të shkëputet nga trashëgimia e dhunës

Nga: A.M. Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 23:19
Enver Bytyçi

Profesori Enver Bytyçi, ka thënë se propozim i kryeministri Kurti ka tërheq vëmendjen e aktorëve perëndimorë, sidomos në BE dhe ka mundësi të jetë objekt diskutimi dhe alternativë e zgjidhjes përfundimtare të konflikteve në gadishullin tonë.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,në perceptimin tim ka shkëlqyer gjatë punimeve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut. Megjithëse ai mori pjesë për herë të parë në një forum kaq të rëndësishëm, përsëri dëshmoi se i përket një brezi të ri politikanësh, të cilët përkushtohen për të drejtën, mbi bazën e të cilës vendoset paqja, siguria dhe stabiliteti në rajonin tonë.

Gjatë fjalës së tij ai përmendi kaluarin e vuajtjeve dhe të dhunës e terrorit serb që ka kaluar Kosova dhe bëri thirrje që pas këtij kaluari për rajonin të thirret një plan i tipit Marshall të pas Luftës së Dytë Botërore. Ky propozim i Kurtit ka tërheq vëmendjen e aktorëve perëndimorë, sidomos në BE dhe ka mundësi të jetë objekt diskutimi dhe alternativë e zgjidhjes përfundimtare të konflikteve në gadishullin tonë, konflikte të cilat e kanë burimin që të gjitha në politikat shoviniste të Beogradit.

Kryeministri Kurti i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që tash pas 20 vitesh që kur ajo e çliroi Kosovën nga pushtimi dhe sundimi serb, ta çlirojë Serbinë nga Kosova!  Edhe kjo tezë duket si retorike, por në thelb shpreh një realitet të dhimbshëm në rajon, kur Serbia, me gjithë krimet e kryera në Kosovë, nuk është ende e gatshme të shkëputet nga trashëgimia e dhunës”, ka deklaruar Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat