Pas shkrimit të “Bota sot”, Qeveria e Kosovës shfuqizoi vendimin e Qeverisë Haradinaj

Politika

Pas shkrimit të “Bota sot”, Qeveria e Kosovës shfuqizoi vendimin e Qeverisë Haradinaj

Nga: A.M. Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 18:37
Qeveria e Kosovës

Në javën e kaluar më saktësisht me 14 shkurt 2020, gazeta  “Bota sot” përmes një shkrimi ka kërkuar që të shfuqizohet vendimi i Qeverisë Haradinaj për përfitimet e zyrtarëve pas përfundimit të mandatit.

Sipas, këtij ligjit i cili u shfuqizua sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, nga Kryeministri Kurti, ish-ministrat e ish-zëvendësministrat do të vazhdonin të paguheshin 70% të pagës së tyre pas përfundimit të mandatit. Ministrat do të marrin pagë një vit pas mandatit, ndërkaq, zëvendësministrat do të paguhen sa gjysmë viti.

Lidhur me këtë vendim, kryeministri i Kosovës, ka deklaruar se me fuqizimin e këtij vendimi do të zvogëlohen shpenzimet.

“Ne përveç që po i reduktojmë ministritë për Qeveri më të vogël dhe shtet më të fortë. Duhet njëkohësisht edhe t’i reduktojmë shpenzimet, të cilat u patën bërë zakon e lami me pasoja të mëdha, nga numri i madh i ministrave dhe zëvendësministrave nga mandati i kaluar”, u ka deklaruar Kurti.

Këtu mund ta lexoni shkrimin e plotë: “Plaçka” e ligjshme e ish PAN-it për ta zhvatur paranë publike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat