Pas ngjarjes në Gjilan, kërkohet ristrukturim i Policisë se Kosovës

Politika

Pas ngjarjes në Gjilan, kërkohet ristrukturim i Policisë se Kosovës

Nga: A.M. Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 21:43
Policia e Kosovës

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se një kandidat potencial për Policin e Kosovës ose për Forcën e Sigurisë së Kosovës duhet të kalojë një mori procedura ndër to është edhe kriteri mjekësor.

 “Sipas kritereve të cilët janë të vendosur nga ana e organizatave të sigurisë për përzgjedhjen e personelit, çdo kandidat potencial duhet të kalojë një mori procedurash dhe njëra ndër to është edhe kriteri: mjekësor.

Ku përgjatë procesit në fazën e fundit për të shërbyer pastaj si kadat është kriteri i shëndetësor ku kandidatet i nënshtrohen një mori testimesh nga ana e personelit mjekësor për të vlerësuar gjendjen psiko/fizike të zyrtarit potencial si në PK ashtu në FSK”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Drizan Shala

Gjithashtu, ai ka theksuar se menaxhmenti i Policisë së Kosovë nuk paraparë një ri-testim psiko/fizik dhe shëndetësor të zyrtareve të saj.

“Por menaxhmenti i lartë i PK-se që nga krijimi i saj nuk e kanë paraparë një ri-testim psiko/fizik dhe shëndetësor të zyrtareve të saj, por vetëm të njësit e specializuara operative ka ritestime fizike të cilat ndërlidhen me ato shëndetësore por jo aspekti psikik për të qëndruar apo transferu në këto njësi.

Pra rasti i Gjilanit por edhe raste të tjera ku zyrtaret kanë kryer vetëvrasje apo vrasje , menaxhementi nuk e ka konsideru si të nevojshme që të fillon një proces , ku të ketë çdo 6 muaj testime psikologjike për njësit specializuara dhe çdo 12 muaj për njësit patrulluese apo të rendit”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Shala është shprehur se pas rastit të Gjilanit duhet që të ketë ristrukturim të krejt policisë se Kosovës.

“Sepse në kuadër të drejtorisë se përgjithshme ekziston drejtoria për shëndetësi por e cila nuk ka kompetenca për të kërkuar një veprim të kontrollit psikologjik brenda policisë.

Është mirë që pas këtij rasti të kërkohet përgjithësi individuale nga niveli i parë i mesëm dhe i lartë i policisë për një neglizhim të tillë që ka rezultuar me humbje jetrash dhe niveli Politik të fillojë që të këtë ristrukturim të krejt policisë se Kosovës”, ka përfunduar Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat