Haziri: Rasti i Gjilanit, të shërbej si rasti i fundit për të reflektuar institucionet e sigurisë

Politika

Haziri: Rasti i Gjilanit, të shërbej si rasti i fundit për të reflektuar institucionet e sigurisë

Nga: N.H Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 00:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zyrtare e Policisë së Kosovës në Gjilan ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Lidhur me rastin, analisti Nexhat Haziri, konsideron se rasti i fundit i Gjilanit, ku një ish-police e suspenduar për shkaqe shëndetësore vrau katër pjesëtarët e familjes së saj dhe pastaj edhe vetën, duhet të shërbej si një rast i fundit për të reflektuar institucionet e sigurisë.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se duhet të merret për bazë edhe rekomandimi i IPK-së për suspendimin e të gjithë pjesëtarëve me probleme.

“Natyrisht se prezenca e 94-të policëve me probleme të shëndetit mendor, brenda PK-së paraqet rrezik për policinë e Kosovës, familjet e tyre dhe për shoqërinë në përgjithësi, për faktin se këta policë bartin edhe armë me vete. Dhe rasti i fundit i Gjilanit, ku një ish-police e suspenduar për shkaqe shëndetësore (mendore) vrau katër pjesëtarët e familjes së saj dhe vetën, duhet të shërbej si një rast i fundit për të reflektuar institucionet e sigurisë por edhe ato të politikës, dhe të merret për bazë rekomandimi i IPK-së për suspendimin e të gjithë prestarëve të policisë së Kosovës që shfaqin problem të shëndetit mendor”, ka thënë Haziri.

Krejt në fund, Haziri ka theksuar gjithashtu se pjesëtarët e PK-së me probleme të tilla duhet pasur kujdes, pasi këta persona nuk duhet të lihen më pas nën mëshirën e fatit.

“Por, edhe me këtë masë duhet pasur kujdes, pasi këta njerëz (pjesëtarë të policisë së Kosovës) nuk duhet të lihen më pas nën mëshirën e fatit, por t’iu garantohet trajtim i posaçëm dhe një mbikqyerje nga shteti dhe përkrahje e vazhdueshme në mënyrë që rehabilitimi i tyre të jetë i përballueshëm edhe për familjet e tyre”, ka thënë krejt në fund, analisti Nexhat Haziri, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat