Eksperti i sigurisë flet për tragjedinë e Gjilanit, ja çka i rekomandon Policisë së Kosovës

Politika

Eksperti i sigurisë flet për tragjedinë e Gjilanit, ja çka i rekomandon Policisë së Kosovës

Nga: A.M. Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 17:52
Ilustrim

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se duhet t`i kushtohet kujdes i veçantë kandidatëve të cilët presin të jenë pjesë e Policisë.

“Një ndër profesionet institucionale më të ndjeshme e të gjitha profesioneve shtetërore, është shërbimi policorë, sepse ky profesion është i vetmi që gjatë ushtrimit të detyrës si pjesë përbërëse të uniformes, polici është i obliguar që me veti ta bartë armen: Revolen, automatin apo armë tjera të gjata, që parashihet me u bartë sipas rregullores, gjatë detyrës apo aksionit, që është i paraparë për atë ditë me u ndërmarrë në kryerjen e detyrës, që e presin policin sipas planit operativë që i posedon policja e Kosovës. Prandaj, kujdes të posaçëm duhet t`i kushtohet pranimit të policëve sipas konkursit që shpallet për pranimin e tyre për këto detyra të përditshme, që nënkupton kontrollet e përgjithshme, mjekësore, neuro-psikologjike-psiko fizike, psikike dhe kontrolle mjekësore që janë të parapara sipas konkursit për pranimin në polici. Kur të kryhen provimet sikur i ceka me lartë, atëherë fillon verifikimi policor që duhen t`i ju nënshtrohet secili kandidat që në finale i ka kaluar kontrollet mjekësore, sepse edhe nga ky verifikim mund të mësohet se për çfarë personi bëhet fjalë, që ai të jetë në nivele të kryerjes së detyrës se policit që e presin atë, qytetarët mund të ndihmojnë për të kaluarën e individit që e njohin personin që duhet të pranohet në polici, prandaj shpesh qytetarët munden të zbulojnë dukuri problematike apo të mbetura psikike që mund t`i stërvidhen komisionit pranues qoftë edhe nga vete mjeket, e që populli i njeh të kaluarat e atyre personave që konkurrojnë për t`u pranuar sipas konkursit në polici”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Tërnava ka bërë disa pyetje rreth rastit të fundit në Gjilan, ku pjesëtarja e policisë së Kosovës, Valdete Bllaca u raportua se dyshohet për vrasjen e anëtarëve të familjes së saj.

Image
Hajrullah Tërnava

“Sa delikat është puna e  shërbimit policore, sot e ka dëshmuar rasti i vrasjes se polices Valdete Bllaca familjaret e vete (dy prindërit dhe dy vëllezërit e saje dhe si përfundim vetëvrasjen e saj).Sa e dhimbshme dhe tragjike ishte kjo ndodhi e sotit, për vendin tonë që një police i vret anëtaret e saja familjare. Bëhet pyetja se nëse një person zyrtar policor e ka kaluar një kohë të konsiderueshme rreth 18 vite në policinë e Kosovës, dhe tani e kryen këtë akt makaber, eproret e saj gjatë kësaj periudhe a kanë vërejtur ndonjë çrregullim  mendor tek ky person? Nëse kanë vrenjtur eproret e saj a kanë ndërmarr ndonjë veprim për shërimin e saj shëndetësore, dhe si prioritet do të duhej që ajo mos të këtë qasje në armatimin e saj, dhe ti konfiskohet arma që ishte e ngarkuar ajo, dhe ti ndalohet kryerja e detyrës së policës. Nëse gjatë kësaj periudhe ka pas vërejtje në sjelljet e saja si person më të mbeta psikike, urgjentisht është dashur ti ndërpritet vendi i punës se policës, dhe të dërgohet në shërim sikur e shpjegova më lartë. Nëse eproret e saj e kanë pasur të qartë situatën e saj psikike që ajo ka qenë, të gjithë ata duhen të japin përgjegjësi ligjore sipas hierarkisë ligjore, tani për lëshimet e tyre të papërgjegjshme shuhen nga jeta një familje e tërë dhe shërbimi policore njolloset përgjithmonë me këtë veprimtari të pandërgjegjshme nga vet eproret me lëshimet e tyre që i kanë bërë, të freskët e kemi rastin e vetëvrasjes së një polici bash në qytetin e Gjilanit, a nuk ishte ky një mësim i dhimbshëm dhe a është dashur që policja të shfrytëzojë këtë të mbetet dhe të jenë më të ndërgjegjshëm -vëmendshëm për obligimet e tyre që i kanë ndaj policëve dhe shërbimit kaq të ndjeshëm që e ushtrojnë ditë për ditë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, eksperti i sigurisë ka shtuar se zinxhiri komandues i policëve në çdo kohë duhen ta kenë të qartë dhe t`i njohin personalitetet e policëve të tyre e sidomos të përqendrohen në preventive që të jenë në kontrolle të policëve dhe ta arsyetojnë epitetin e të qenurit epror.

“Prandaj njëherë e përgjithmonë eproret e policëve të kenë të qartë se i kanë obligime e tyre morale të përditshme, të përkujdesën edhe për gjendjen shëndetësore psikike të policëve që i shërbejnë popullit, sepse një gjë sikur ka ndodhur sot në rastin konkret, kjo police ka mundur ta përdorë armen e zjarrtë edhe ndaj qytetareve, masës të qytetarëve, delegacioneve të huaja, apo strukturave shtetërore sikur Ministrit, Kryeministrit, Kryetarit etj. Duhet ta kemi të qartë se zinxhiri komandues i policëve në çdo kohë duhen ta kenë të qartë dhe ti njohin personalitetet e policëve të tyre e sidomos të përqendrohen në preventive që të jenë në kontrolle të policëve dhe ta arsyetojnë epitetin e të qenurit epror. Nëse në rastin konkret për policën Valdete Bllaca në të kaluarën ka pas vërejtje në kryerjen e punëve të saja nga qytetaret, apo problemeve të saja psikike dhe nënshtrimit të saj të trajtimit psikik para disa muajve, eproret në fjalë është dashur të ndërmarrin masat ligjore ndaj saj dhe të tjerëve sikur i parasheh ligji i punëve të brendshme, prandaj nëse eproret kanë pasur njohuri për sjelljet e saja psikike dhe nuk kanë ndërmarrur masat e duhura, të gjithë ata eprore duhen të japin llogari para ligjit për shkeljet e tyre ligjorë, nga dita kur ajo ka filluar me punë e deri më tani, sepse eproret e avancuar në ato poste nuk duhen ta kuptojnë që ata janë të avancuar që të ju rritet rroga, përkundrazi ata duhen për gjithçka të jenë shembull dhe ta arsyetojnë avancimin e tyre në vepër dhe për të gjitha të këqijat që ndodhin në shërbimin policore si korrupsioni, fajde, mito, krim i organizuar, tejkalim i autorizimeve etj, eproret duhen të jenë rigoroz ndaj këtyre dukurive, dhe t`i ndërmarrin masat ligjore ndaj tyre që ky shërbim policorë të jetë shembull dhe në shërbimin e popullit dhe jetësimit të ligjeve dhe Kushtetutshmërisë së Kosovës. Prandaj, kjo mënyrë e luftimit të këqijave në policinë e Kosovës, popullit të sajë duhet t`i shërbejë se si duhet në të ardhmen të ruhet pastërtia ligjore e institucioneve të Kosovës gjithnjë në shërbim të popullit”, ka përfunduar Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat