Ja pse nuk do të ketë liberalizim të vizave, kërkohen këto dëshmi

Politika

Ja pse nuk do të ketë liberalizim të vizave, kërkohen këto dëshmi

Nga: D.B. Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 20:10
Ilustrim

Procesi i liberalizimit të vizave në fillim ka qenë në shumicë teknik e në pakicë politik, mirëpo më vonë është shndërruar në shumicë politik e në pakicë teknik.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Xhevat Meha, i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se procesi ishte dizajnuar që në këmbim të marrjes së liberalizimit të vizave, shtetet duhej të ngritësin zbatueshmerinë e ligjeve dhe mirëqenien e qytetarëve të tyre. Sipas tij, në rastin e Kosovës, nga ky rrafsh kaloi në rrafsh politik meqë Kosova në vend të fuqizimit të zbatueshmërisë së ligjit, sharronte më thellë në fuqizimin e moszbatueshmërisë së ligji.

“E them këtë pasi BE përdorte këtë proces si mekanizëm për të bërë presion mbi qeveritarët për të fuqizuar zbatueshmërinë e ligjit. Asgjë teknike nuk kishte këtu dhe kur kjo nuk kryente punë e moszbatueshmëria e ligjit arriti nivele ekstreme, dhe në fakt mos-liberalizimi i vizave, u përdor nga BE si mekanizëm për të shmangur aq sa munden zbrazjen e Kosovës.

Tani jemi në pikë kritike, të fillimit të ndryshimit dhe me këtë të fuqizimit të zbatueshmërisë së ligjit të vazhdimit pa ndonjë ndryshim përmbajtjesor. Përderisa nuk ka dëshmi të dukshme se Kosova pashmangshëm po e fuqizon zbatueshmërinë e ligjit nuk do të ketë liberalizim të vizave. Kur ndryshimi bëhet i dukshëm edhe liberalizimi do të vij. Nuk lidhet kjo me ndonjë afat kohor, po me veprime konkrete në fuqizimin e zbatueshmërisë së ligjit”, është shprehur analisti politik Xhevat Meha,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat