“Kryeministri Kurti është duke bërë punë të mëdha për popullin”

Politika

“Kryeministri Kurti është duke bërë punë të mëdha për popullin”

Nga: D.B. Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 14:44
Albin Kurti

Kryeministri i vendit Albin Kurti po vazhdon edhe më tej me shkarkime të bordeve , dhe kjo është për tu përshëndetur, pasi me këtë veprim kryeministri Kurti na bën me dije edhe njëherë se ai bindshëm do ta lirojë këtë vend nga nepotizmi, klientela, korrupsioni e krimi.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi, i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë vetëm kështu bëhen ndryshimet në shoqërinë e vendit, e cila fatkeqësisht është shumë e kriminalizuar. Sipas tij, të tillët, të pamoralshmit dhe të papengueshmit e politikës e bastarduan shoqërinë e re, të cilët në fakt nuk i kanë as dy lidhje me politikë bërje.

Image
Skender Mulliqi

 

“Andaj, kryeministri Kurti tashmë është duke bërë punë të mëdha për popullin e lodhur nga mjerimi social. Ai është duke e fituar gjithnjë e më shumë edhe përkrahjen e popullit. Dhe kjo është dashur të ndodh sepse pa reforma rrënjësore, nuk ka mundësi të ndërtohet shteti ligjor e funksional, nuk ka mundësi të zhvillimit të ekonomisë dhe industrisë së rëndë, nuk ka mundësi as të investimeve të jashtme. Madje as të krijohen vende të reja të punës. Reformat sigurisht se duhet bërë nga komunat e deri në qendër. Sepse keqpërdoruesit dhe jo profesionistët përfundimisht duhet të largohen nga të gjitha sistemet e jetës dhe të punës”, është shprehur analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat