Albin Kurti o duhet të heq taksen ose të jap dorëheqje

Politika

Albin Kurti o duhet të heq taksen ose të jap dorëheqje

Nga: A.J Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 15:17
Albin Kurti

Marrëveshja përfundimtare në mes Kosovës e Serbisë  dhe roli kyç i dërguarit të posaçëm për dialogun, Richard Grenell duket se mund të sjell të reja në politiken e Kosovës  duke bërë që brenda këtij viti në bazë të dialogut të arrihet marrëveshja përfundimtare Kosovë- Serbi

Njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se SHBA është e përkushtuar që ti jap fund temës se dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe që më pas Serbia të hy në BE e Kosova në OKB.

“SHBA-të dhe Richard Grenell nuk do të merren më emocionet nacionaliste e as më emocionet tjera politike të liderëve të këtyre dy shteteve. SHBA-ja është e përkushtuar që ti japin fund kësaj teme e cila më pas ndihmon që Serbinë të hy në BE e Kosovën në OKB.

Albin Kurti ose duhet të heq taksen ose të jap dorëheqje sepse s”ka rrugë tjetër është si është nisur shkon të poshtë në politikën ndërkombëtare dhe ketë nuk e falin SHBA dhe BE dhe se duhet ditur se nuk është koha për recitime politike” ka thëne Burjani.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti duhet të heq dorë nga taksa dhe të liroj rrugën drejt një dialogu tëri më Serbinë. Sipas Burjanit, Kurti ishte injoruar totalisht edhe në marrëveshjen për hekurudha dhe autostrada  e nënshkruar në Munih të Gjermanisë.

“Kurti duhet të dijë se smund ta bllokoj dialogun, sepse ketë dialog nuk e udhëheq  as Albin Kurti e as Aleksander Vuciç por tash e kanë në dorë SHBA-të . Amerika është duke forcuar retoriken politike ndaj Kurtit, dhe se LDK nuk do të mund të qëndrojë gjatë nëse vazhdon Albin Kurti kështu. LDK nuk cenon dhe nuk prish raportet më miqtë, andaj Kurti do të ishte mirë ta heq taksen dhe të mos komentoj as politikë e as dëshira se si duhet të jetë po si është, pozicioni i Kosoves dhe Serbisë determinohet nga SHBA-të dhe BE e jo nga Albin Kurti apo të tjerët” njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat