Zogaj zbulon rrezikun që i ka mbetur Albin Kurtit: Kjo është temë e rëndë, madje e kobshme për njerëzimin - Bota Sot
Zogaj zbulon rrezikun që i ka mbetur Albin Kurtit: Kjo është temë e rëndë, madje e kobshme për njerëzimin

Politika

Zogaj zbulon rrezikun që i ka mbetur Albin Kurtit: Kjo është temë e rëndë, madje e kobshme për njerëzimin

Nga: A.M. Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 14:58
Albin Kurti

Ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se projekti për shkëmbimin e territoreve ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur.

Njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj, ka deklaruar për “Bota sot” se kjo temë është shqetësuese dhe se paraqet kërcënim të rrezikshëm për njerëzimin.

“Pushtimi i territoreve, çlirimi i territoreve, këmbimi ose shitja e territoreve janë tema tepër të rënda, madje të kobshme për njerëzimin sepse, lahen e shpërlahen me gjakderdhje njerëzish! Kjo është historia e krijimit të territoreve të shteteve të sotme, që dikur kanë qenë një realitet krejt ndryshe, prandaj, sot e gjithë ditën është temë shqetësuese, sepse paraqet kërcënim të rrezikshëm për njerëzimin!”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Zogaj ka thënë se ideja nuk ka vdekur dhe se momentalisht në rajon ka preokupime të tjera, sepse nuk është koha e këmbimit të territoreve.

“Me këtë rrezikshmëri është duke u përballur Kosova, që e hapi temën e këmbimit të territoreve në rrethana shumë të papërshtatshme dhe po, i ka mbet mollë në fyt edhe kryeministrit Albin Kurti, për mediat e huaj dha një deklaratë të shkëlqyeshme, duke thënë se "projekti për këmbimin e territoreve ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur!" Kjo është e saktë, sepse, momentalisht në rajon ka preokupime të tjera, sepse nuk është koha e këmbimit të territoreve. Por, ideja nuk ka vdekur, sepse nuk mund të vdes dhe nuk duhet të vdes!!! Si mund të vdes, nëse pronarët e territoreve nuk e gëzojnë tokën e vet që nuk e kanë shitur, por që u është marr me dhunë! Ideja nuk ka vdekur!”, ka deklaruar Zogaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat