Flet eksperti i sigurisë, tregon arsyen pse u sulmua Avdullah Hoti

Politika

Flet eksperti i sigurisë, tregon arsyen pse u sulmua Avdullah Hoti

Nga: G.B Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 16:03
Avdullah Hoti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është sulmuar sot me vezë në Prishtinë.

Personat që e sulmuan i thanë se nuk bën që të hiqet taksa.

Reagime të shumta pati lidhur me këtë rast.

Image
Drizan Shala

Lidhur me sulmin ndaj Hotit, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për gazetën “Bota sot” se është bërë për shkak të deklarimit të kryetarit të LDK-së në Facebook lidhur me taksën.

“Në lidhje më sulmin që është bërë zv.Kryeministrit të Kosovës nga ana e disa personave që motivin e gjuajtjes e kanë arsyetuar mbi bazën e paralajmërimit të heqjes së taksës nga ana e qeverisë respektivisht deklarimit të bërë nga kryetari i LDK-së në faqen e tij në Facebook”, është shprehur ai.

Sipas Shalës, nuk duhet të përsëriten skena të tilla sikur në vitet 2016/2017 ku zyrtarët e shtetit janë sulmuar, derisa ka shtuar se Hoti në koalicion është boshti i vendimmarrjes nga LDK dhe për këtë është bërë ky sulm ndaj tij.

“Pra Avdullah Hoti sipas mendimit dhe vlerësimit tim është parë më shumë si reagim që ka shkaktuar postimi i Isa Mustafa ndërsa veprimi i këtij personi apo personave është mirë që mos të na përsëriten skenat që kemi hasur në vitet 2016/2017 ku zyrtarët e shtetit janë sulmuar dhe kështu ju është rrezikuar jeta e tyre. Ndërsa në qeverinë Kurti, Hoti konsiderohet boshti i vendimmarrjes politike të partnerit qeverisë dhe për këtë ky veprim është drejtuar ndaj tij”, ka deklaruar Drizan Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat