Ja kush duhet të jap përgjegjësi për skandalin me “njohje” nga Xhamajka, analisti politik zbulon se kush ishte dështimi

Politika

Ja kush duhet të jap përgjegjësi për skandalin me “njohje” nga Xhamajka, analisti politik zbulon se kush ishte dështimi

Nga: N.H Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 18:53
Vlora Çitaku dhe Hashim Thaçi

Shumë pak zgjati entuziazmi për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Xhamajka. Ishte Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ai që fillimisht njoftoi për njohjen nga ky shtet, kurse meritat i pari i shtetit ia autribuoi ambasadores së Kosovës në Washington, Vlora Çitaku.

Mirëpo, gjithçka e përfundoi me një status nga ana e ministres së Jashtme të Xhamajkës në Twitter, e cila bëri të ditur se ky shtet ende nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

Lidhur me këtë, analisti politik, Skënder Mulliqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se skandali me Xhamajkën është dështim i diplomacisë së kaluar, në vargun e shumë dështimeve të deritashme.

Kurse sa i përket shkarkimeve nga ana e shefit të diplomacisë së Kosovës, Mulliqi konsideron se është duke u bërë një punë e mirë.

Image
Skënder Mulliqi

“Edhe kjo ‘njohje’ e shtetit të Kosovës rezultoi se ishte dështim i diplomacisë së kaluar, në vargun e shumë dështimeve të deritashme. Diplomacia jonë është mbushur me diplomatë të dobët, dhe mirë ka bërë Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca që i ka larguar shumë konsuj nga disa vende të botës. E kjo duhet të vazhdon, duke emëruar njerëz me kredibilitet. Edhe mosnjohja nga ana e Xhamajkës, që u prezantua nga presidenti Thaçi , e pastaj edhe nga Vlora Çitaku, është mospërgjegjësi më shumë e kësaj të fundit, që nuk ishte dashur të kalon pa llogaridhënie. Kështu merret vesh, e veprohet në secilin shtet demokratik”, ka deklaruar ai.

Sipas analisti politik, viteve të fundit puna e diplomacisë së Kosovës ka degraduar aq keq sa e pamundur të mendohet.

“Ngutja e tillë për të dalë para opinionit gjoja për ndonjë sukses të arritur , na ka dëmtuar shumë deri më sot. Nuk patëm njohje të reja, por patëm shumë çnjohje. Si nuk patëm as liberalizim vizash, as inkuadrim ne asnjë strukture relevante të BE-së. Qeveria e re, duhet te lirohet nga diplomatët e dobët, së punët mund të na shkojnë edhe me keq. Kosova nuk është shtet presidencial, prandaj të gjitha ingerencat politike i ka qeveria, e cila duhet t’i marrë frenat në dorë, për ta treguar seriozitetin e shtetit të Kosovës në planin e jashtëm dhe atë të brendshëm”, është shprehur analisti politik Skënder Mulliqi.

Krejt në fund, analisti politik ka theksuar se me njerëz të emëruar sa për sy e faqe dhe sa për të marrë paga të majme, shteti i Kosovës nuk ka nevojë.

Kujtojmë se ambasadorja Çitaku deri më tani nuk ka dhënë asnjë sqarim për media lidhur me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat