Vjen paralajmërimi nga profesori ndërkombëtar për Albin Kurtin, ideja e ndarjes së Kosovës ka tendenca të rigjallërohet

Politika

Vjen paralajmërimi nga profesori ndërkombëtar për Albin Kurtin, ideja e ndarjes së Kosovës ka tendenca të rigjallërohet

Nga: A.M Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 21:34
Albin Kurti

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ditë më parë në intervistën për gazetën gjermane, Süddeutsche Zeitung, deklaroi se ”Projekti dështoi, por ideja nuk ka vdekur. Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Zgjidhje të tilla për shkëmbimin e tokës do të hapnin kutinë e Pandorës”.

Për këtë çështje, analistët i japin të drejtë kryeministrit Kurti, pasi që kjo ide ende sillet nëpër “sirtarët e kuzhinave”  dhe se temë është shqetësuese e cila paraqet kërcënim të rrezikshëm.

Profesori Enver Bytyçi, i ka dhënë të drejt konstatimit të Kurtit, duke deklaruar se kjo ide ka tendenca të rigjallërohet dhe ka përmendur faktin se “kutia e Pandorës” ka hapur një dritare në Bosnjë-Hercegovinë.

Image
Enver Bytyçi

“Para dy ditësh kryeministri Albin Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur gjermane “Sueddeutsche Zeitung” dhe ka pohuar se projekti për shkëmbimin e territoreve ka dështuar, por ideja për këtë nuk ka vdekur”. Ndërkohë ai në këtë intervistë paralajmëron se me shkëmbimin e territoreve mund të hapet kutia e Pandorës, d.m.th se kjo mund të nxisë vendet e tjera të Europës Juglindore dhe më tej për ndryshimin e kufijve.

Sigurisht që Albin Kurti ka të drejtë në konstatimin e tij. Ideja e ndryshimit të kufijve dhe ndarjes së Kosovës jo vetëm nuk ka vdekur, por ka tendenca të rigjallërohet. Ndërsa kutia e Pandorës ka hapur një dritare në Bosnjë-Hercegovinë, pasi Milorad Dodik ka vendosur në parlamentin e Republikës Srpska në Banja Luka që në muajin mars të zhvillojë një referendum për shkëputje dhe krijimin e një shteti të pavarur, si hap i parë për bashkimin me Serbinë.

Dodik i njeh këto zhvillime, ka informacion se po bëhen përpjekje për ndarjen e Kosovës dhe ndaj kërkon që të mos humbasë kohë. Ta kryejë shkëputjen e Republikës Srpska në të njëjtën kohë me procesin e ndarjes së Kosovës”, ka thënë profesori..

Bytyçi: Edi Rama ka për qëllim ta fus në kurth Albin Kurtin

Njësinjal tjetër, sipas profesorit është vizita e ministrit të Jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj në Prishtinë, i cili u takua me kryeministrin Kurti.

Sipas profesorit, Cakaj i ka sjell një ofertë Kurtit nga Rama për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Një sinjal tjetër i rigjallërimit të këtij procesi është takimi kokë më kokë i Albin Kurtit dhe Gent Cakajt. Nuk është praktikë diplomatike që një kryeministër të zhvillojë takim prapa skene me një ministër të Jashtëm, aq më tepër me një zv. Ministër të Punëve të Jashtme, çfarë është Cakaj. Po pse ndodhi ky takim? Sepse Cakaj kishte për të dhënë disa mesazhe sekrete të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për kryeministrin Kurti të Kosovës. Mesazhi është i njëjtë me mesazhet që para tri vitesh merrte Hashim Thaçi. Sipas meje Rama ka dërguar një ofertë për Albin Kurtin: Hajde të punojmë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe unë ju siguroj që ju të bëheni presidenti i parë i Shqipërisë së Bashkuar, ndërkohë që ai veten e llogarit si kryeministrin e parë të kësaj Shqipërie.

Por, Cakaj nuk kishte tagër të fliste me Kurtin për koston e këtij bashkimi. Qëllimi i Edi Ramës është ta fusë Kurtin në kurthin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe pasi të shpallet kjo iniciativë vetvetiu Kurti dhe Kosova do të jenë në kurthin e ndarjes dhe ndryshimit të kufijve, pasi që nuk mund të ketë bashkim pa dakordësinë e Beogradit dhe në Beograd, ashtu si Rama, bashkimi me Shqipërinë kushtëzohet me ndarjen e Kosovës dhe aneksimin e veriut të saj si dhe Anamoravës e ndoshta edhe më gjerë nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Bytyçi për “Bota sot”.

Por, sipas profesorit Bytyçi, Kurti nuk do të bie në këtë Kurth, dhe si i ka sugjeruar se çfarë duhet të bëjë kryeministri i Kosovës.

“Unë besoj se Albin Kurti nuk do të bie në këtë kurth. Por, oferta e Ramës vjen edhe në harmoni me presionin e Uashingtonit për heqjen e taksës. Hapi i parë për rikthimin e idesë së ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve do të jetë heqja e taksës dhe mos kushtëzimi i saj. Ndaj unë do të kërkoja me ngulm që zoti Kurti dhe qeveria e tij ta kushtëzojnë heqjen e taksës me një memorandum mirëkuptimi midis Kosovës dhe Serbisë për parimet mbi bazat e të cilave do rifillojë dialogu. Në këtë memorandum duhet të përjashtohet kategorikisht çdo mundësi për të diskutuar mbi kufijtë dhe territoret. Të gjitha luftërat në botë, edhe kur në dukej ka pasur ndonjë sfond fetar apo ideologjik, janë zhvilluar për kufijtë dhe territoret. Prandaj qeveria e Kosovës duhet të kërkojë zgjidhje që nuk e thellon konfliktin, por që sjell paqen. Memorandumi i mirëkuptimit duhet të firmoset edhe nga përfaqësuesi amerikan dhe evropian i ndërmjetësimit”, ka përfunduar Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat