Analisti politik tregon nëse emërimi i ambasadorit Grenell në krye të Inteligjencës Kombëtare do të ketë ndikim edhe në sigurinë e Kosovës

Politika

Analisti politik tregon nëse emërimi i ambasadorit Grenell në krye të Inteligjencës Kombëtare do të ketë ndikim edhe në sigurinë e Kosovës

Nga: N.H Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 23:26
Richard Grenell

I dërguari special për dialogun Kosovë- Serbi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Richard Grenell, është emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

Pavarësisht postit dhe detyrës së re, ambasadori i SHBA-së në Gjermani, Grenell do të vazhdojë me angazhimin e tij në detyrat paraprake.

Analisti politik, Faton Mehmeti, është i mendimit se me këtë emërim, po tregohet edhe njëherë fuqia dhe besimi që ka presidenti Donald Trump, ndaj ambasadorit Richard Grenell.

Sipas analistit, ‘Qeveria Kurti’ duhet t’i merr më seriozisht thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës.

“Me emërimin e ambasadorit Richard Grenell në krye të Inteligjencës amerikane tregon besimin e madh që presidenti Trump ka ndaj ambasadorit Grenell. Kjo dëshmon edhe njëherë për fuqinë e madhe që ky ambasador në administratën amerikane, andaj Qeveria në Kosovë duhet të merr më seriozisht thirrjen e tij për të hequr taksën”, ka thënë ai.

Krejt në fund, Mehmeti potencon se fuqizimi më i madh i Richard Grenell do të jetë në negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe nuk beson se do të ketë ndikim në fushën e sigurisë së Kosovës.

“Nuk besoj se emërimi i ambasadorit Grenell ka ndikim në sigurinë e Kosovës, për të cilën kujdeset KFOR-i dhe shërbimet tona të inteligjencës. Më tepër ka të bëjë me fuqizimin e tij në raport me negociatat Kosovë-Serbi”, ka përfunduar analisti politik, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat