“Bisedimet me Serbinë janë çështje shtetërore e kombëtare” - Bota Sot
“Bisedimet me Serbinë janë çështje shtetërore e kombëtare”

Politika

“Bisedimet me Serbinë janë çështje shtetërore e kombëtare”

Nga: D.B. Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 16:44
Albin Kurti

Opozita e Kosovës nuk e ka luksin që të bëjë sehir dhe t'i shmanget tryezës e përgjegjësisë së bisedimeve me Serbinë, pasi aty zhvendosen gjëra që nuk kthehen më edhe po të vijë nesër pastaj opozita në pushtet.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Rexhep Shahu i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se pjesëmarrja e opozitës në bisedime është para se gjithash obligim kombëtar e jo politik apo partiak. Sipas tij, vet përjashtimi nga kjo tryezë bisedimesh është kapitullim dhe vetëvrasje me dashje.

Image
Rexhep Shahu

“Bisedimet e Kosovës me Serbinë nuk janë çështje dëshire, qeverie apo presidenti, apo çështje partish politike. Bisedimet me Serbinë janë çështje shtetërore e kombëtare dhe shteti nuk është vetëm qeveria apo opozita, apo vetëm presidenti apo Kuvendi i Kosovës. Është e pakonceptueshme mos pjesëmarrja pjesë e opozitës në bisedime dhe nëse ajo pret që këtë punë ta kryej qeveria dhe të largojë vetën nga bisedime, është e pafalshme nëse ndodh kjo gjë”, është shprehur analisti politik Rexhep Shahu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat