Taksa të hiqet, ia kemi borxh SHBA-së

Politika

Taksa të hiqet, ia kemi borxh SHBA-së

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 25 shkurt 2020 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

“Koalicioni qeverisës i ka njoftuar votuesit e vetë para fushatës se do ta pezulloj taksen duke e zëvendësuar me reciprocitet. Tani pas kërkesës së partnerit tonë shumë të rëndësishëm SHBA-së që mos ta vëmë në funksion reciprocitetin me arsyen që të ulemi në bisedime me Serbinë dhe t`i mbyllim të gjitha çështjet e hapura deri në njohje nga Serbia. Koalicioni qeverisës VV-LDK është duke i kryer konsultat më të gjithë akterët e këtij procesi dhe shumë shpejt do të dalim më njoftim për qytetaret e vendit”, ka thënë Besa Gaxherri.

Qeveria e Republikës se Kosovës është unike si asnjëherë më parë për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe vendosjen e reciprocitetit, të paktën kështu është paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti.

Dy partitë bashkë qeverisëse Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, deri më tani janë shprehur të gatshme dhe unike në ndalimin e taksës dhe vendosjen e masës se reciprocitet, ani pse kërkesa e SHBA-së është që mos të ketë as reciprocitet, duke ia lëshuar rrugën edhe mundësisë se një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë.

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë bërë bashkë në Londër ku po marrin pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Zëvendëspresidenti i BERZH, Jurgen Rigteri, e ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Tëitter, ku ka bërë të ditur se Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar reciprocitet dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Ndërsa, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësor për sigurinë në rajon.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se taksa ndaj Serbisë mund të hiqet duke u zëvendësuar më reciprocitet të plotë. SHBA ka qenë mjaft e çartë në kërkesën e saj sa i përket heqjes se taksës dhe kështu edhe vet Albin Kurti ka deklaruar se ajo do të hiqet.

Deri më tani qeveria e Republikës se Kosovës nuk ka dalë me një qëndrim të prerë rreth taksës dhe vendosjes se reciprocitetit, por që kanë deklaruar se janë në konsultime me gjithë akteret e këtij procesi.

Gaxherri: Taksa ndaj Serbisë do të pezullohet duke u zëvendësuar me reciprocitet

Besa Gaxherri deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë për “Bota Sot” se taksa ndaj Serbisë do të pezullohet duke u zëvendësuar me reciprocitet.

Image
Besa Gaxherri

“Koalicioni qeverisës i ka njoftuar votuesit e vetë para fushatës se do ta pezulloj taksen duke e zëvendësuar me reciprocitet. Tani pas kërkesës së partnerit tonë shumë të rëndësishëm SHBA-së që mos ta vëmë në funksion reciprocitetin me arsyen që të ulemi në bisedime me Serbinë dhe t`i mbyllim të gjitha çështjet e hapura deri në njohje nga Serbia. Koalicioni qeverisës VV-LDK është duke i kryer konsultat më të gjithë akterët e këtij procesi dhe shumë shpejt do të dalim më njoftim për qytetaret e vendit”, ka thënë Gaxherri.

Diskutimet e fundit për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe vendosjen e masës se reciprocitetit tashmë janë duke u kundërshtuar ashpër nga Partia e Ramush Haradinaj AAK i cili edhe ka e vendosur atë, kurse partia tjetër opozitare PDK ende është pa një qëndrim zyrtar.

Derisa Albin Kurti paralajmëruar se taksa ndaj Serbisë do të hiqet dhe do zëvendësohet më reciprocitet kërkesa e SHBA-së ka qenë që as reciprocitet mos të ketë.

Tahiri: PDK duhet të jetë zë i fuqishëm në përkrahje të Qeverisë për heqjen e tarifës

Analisti i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ende nuk është deklaruar dhe nuk ka një qëndrim ndaj taksës.

Image
Ramush Tahiri

“Po vet PDK nuk është deklaruar dhe nuk ka qëndrim ndaj taksës. Kjo parti kryesore opozitare që për dy dekada ishte në pushtet apo pjesë e pushtetit duhet të jetë zë i fuqishëm në përkrahje të Qeverisë për heqjen e tarifës doganore për mallrat e importuara prej Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës” ka thënë Tahiri.

Sipas tij, Qeveria në krye me Kryeministrin Albin Kurti kanë paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të marr qëndrimin rreth taksës ndaj Serbisë.

“Partnerët e koalicionit sigurisht që do ta dëgjojnë sugjerimin e SHBA përkundër një pjese të opozitës që kur ishte në pushtet e kishte vendosë taksën dhe tash kundërshton me protesta nëse hiqet” ka thënë analisti i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri.

Zogaj: Dilema po rëndohet, padyshim edhe tek partnerët e koalicionit qeverisës

Edhe analisti politik Skënder Zogaj ka thënë se humbja në zgjedhjet e fundit e ka tronditur fort PDK-në, prandaj po kalon çaste plot shqetësim, që nuk do të duhej t'i ndodhin, sepse edhe pas humbjes duhet të ruaj nivelin e partisë së madhe dhe të sillet me konsiderata ndaj vetvetes dhe anëtarësisë së saj! PDK-s serioziteti i duhet tash më shumë se kurdoherë, dhe këtë duhet ta shpreh mbi të gjitha duke treguar mirëkuptim dhe mirësjellje opozitare, sepse, përgjegjësia shtetërore tash i takon dikujt tjetër!

Image
Skënder Zogaj

“Sa i përket taksës për mallrat serbe çështja është ndërlikuar, sepse është fundi kur Kosova duhet ta thotë fjalën e saj! Kohë nuk ka prandaj dilema po rëndohet, padyshim edhe tek partnerët e koalicionit qeverisës! LDK po thotë se duhet të hiqet taksa, por nuk po i vë pikë, sepse pika i takon kryeministrit Kurti. Pra nuk ka mospajtim në koalicionin qeverisës por ka shprehje mendimesh të lira, të hapura dhe qëllim mira! Përpjekja për shpjegime ndryshe nuk qëndrojnë! Gjithashtu edhe PDK-ja do të kishte qenë mirë që ta thotë shkurt dhe qartë, është apo nuk është për heqjen e taksës, sepse kjo është detyra historike e saj ndaj vendit dhe popullit të Kosovës” ka thënë Zogaj për “Bota Sot”.

Kadriaj: LDK është ajo që gjithnjë i ka dhënë përparësi dialogut 

Edhe njohësi i çështjeve ekonomike Mustafë Kadriaj ka thëne se është e natyrshme ngritja deklarata e PDK-së për faktin që dy forcat e koalicionit qeverisës kanë një të kaluar të ndryshme të rrugëtimit dhe të trajtimit të çështjeve në raport më perspektiven e shtetit për faktin që LDK ka qenë gjithnjë në procese.

Image
Mustafë Kadriaj

“Pra edhe me rastin e taksës LDK si parti djathtiste ka qenë pro heqjes dhe vendosjes se masave reciprocitetit si një veprim i pranuar edhe nga bota demokratikë përderisa VV- ja ka qenë çdo bashkëpunim me shtetin serb duke rrëzuar edhe mauna që kanë importuar produkte më origjinë të shtetit serb dhe duke nuhatur mbështetjen e popullit si duket Vetëvendosje ndryshon qasje në trajtimin e çështjeve duke harruar kauzën kombëtare dhe filloi të trajtoi çështjet si korrupsioni dhe mirëqeverisjes dhe duke bërë një hap para në raport më Serbinë duke u munduar qe në opinion të arsyetoj me të leverdishëm masat e reciprocitetit në raport me taksën. Pra edhe tani kur flasim LDK është në konti unitet me kauzën e saj demokratike duke i dhënë gjithnjë përparësi dialogut ndërsa Vetëvendosje vlerësoj që edhe heqjen e taksës e ka me rezerva për faktin duke iu frikësuar që po i hakmerret elektorati në votë” ka thënë Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat