“Deshëm apo nuk deshëm, dialogu me Serbinë duhet të përfundoj” - Bota Sot
“Deshëm apo nuk deshëm, dialogu me Serbinë duhet të përfundoj”

Politika

“Deshëm apo nuk deshëm, dialogu me Serbinë duhet të përfundoj”

Nga: D.B. Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 13:52
Dialogu

Situata politike rreth dialogut me Serbinë duhet përmbyllur dhe duhet të jetë zgjidhje e cila nuk ka më arsye të kundërshtohet nga opozita, sepse është njëfarë vazhdimësie e implementimit të pakos së Martty Ahtisaarit.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Ali Hertica i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se edhe aty parashihet e drejta e bashkëpunimit të komunave dhe organizimit të tyre, por jo si pushtete të veçanta, por gjithmonë në harmoni me ligjet dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Image
Ali Hertica

“Ajo çfarë është e rëndësishme është se ka një plan prej qeverisë për zëvendësimin e taksës, e kjo i bie që vijnë në plan politikat e Qeverisë sa i përket pjesës së reciprocitetit. E pjesa tjetër është rezistenca e opozitës në këtë rast e AAK-së si politikë e vendosur nga ata që taksa të mos hiqet. Por duhet të shihet me kujdes të shtuar. Më e rëndësishme se vendosja e masës së reciprocitetit është mënyra se si vendoset. Unë mendoj se nuk kanë arsye që të kundërshtojnë, opozita dhe duhet te koordinohen rreth këtij plani sepse ka shumë gjasa se brenda këtij vit do përmbyllet gjithçka rreth dialogu Kosovë- Serbi sepse është çështja e interesit të vendit. Nëse ata këtë e kundërshtojnë opozita në emër të interesit të vendit, atëherë në emër të interesit të vendit duhet të jenë pjesë e një procesi dhe të marr pjesë në bisedime në të gjitha pikat”, ka thënë analisti politik Ali Hertica.

Sipas tij, procesi nuk mund të eliminohet apo nuk mund të kundërshtohet në tërësi, por është dhënë si mundësi e koordinimit, bashkëpunimit opozitë dhe pozitë të interesuara në këtë proces dhe ne mbesim gjithmonë të hapur që edhe opozita të jetë e kyçur edhe këtu.

“Dhe jo vetëm tekë kjo çështje, por të jetë e kyçur edhe tek çështjet tjera që do t’i dialogojmë në Bruksel sepse problemet që na kanë mbetur që t’i zgjidhim me Serbinë. Pra janë probleme që duhet të zgjidhen përmes dialogut, e deshëm apo s’e deshëm, sepse nuk kemi ndonjë mënyrë tjetër dhe jemi përcaktuar për këtë formë. Andaj në këtë proces do të ishte mirë që të kyçen me kohë të gjitha palët dhe jo pastaj vetëm të reagojnë për arsye politike, pasi që proceset të jenë të përfunduara ose përafërsisht të përfunduara, për të ardhmen e vendit ku nuk do të ketë ndasi opozitë dhe pozitë. Pra kur janë çështjet madhore për Kosovën, duhet bërë gjithçka sepse tani është moment qe politika e brendshëm Kosovës te jetë unike si kurrë ma pare”, ka thënë analisti politik Ali Hertica.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat