Cila është shpresa e vetme që Serbia ta njohë Kosovën?

Politika

Cila është shpresa e vetme që Serbia ta njohë Kosovën?

Nga: G.B Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 20:59
Pamje nga samiti

Samiti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka bërë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe homologia e tij serbe, Ana Bërnabiq të jenë bashkë aty.

Në prani të Bërnabiq, Kurti kërkoi që Serbia ta njeh shtetin e Kosovës.

VV sa ka qenë në opozitë ka thënë se kryeministri duhet të udhëheq dialogun me Serbinë.

Tani që Kurti është kryeministër, nëse udhëhiqet dialogu me Serbinë, sa ka shpresë që ajo ta njeh Kosovën si shtet?

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se bisedimet mes tyre në tavolina të huaja nuk kanë vlera shtetërore dhe se ajo nuk ka në dorë njohjen e Kosovës.

Image
Rexhep Shahu

“Bisedimet e Albin Kurtit me kryeministren e Serbisë në tavolina të huaja jo për Kosovën nuk kanë ndonjë vlerë shtetërore dhe nuk sjellin asgjë veç asaj që dy kryeministrat bisedojnë. Nuk ka në dorë asgjë kryeministrja serbe për ta njohur ose jo Kosovën sepse ajo nuk është fuqia përcaktuese apo vendosëse”, është shprehur ai.

Sipas tij, Koosva është patate e nxehtë që i kall duart kryeministres serbe, duke shtuar se është mirë që ka folur dhe ka kërkuar njohjen por që s’ka marrë përgjigje nga ajo.

“Kosova është çështje shumë e madhe, është patate e nxehtë që ia kall duart e nuk e mban dot në duar kryeministrja serbe. Por gjithsesi, është pozitive që kryeministri Kurti flet me homologen serbe. Kryeministri Kurti i ka kërkuar ta njohë Kosovën, është në rregull kjo kërkesë e tij, por çfarë i tha ajo si përgjigje z. Kryeministër. Asgjë, veçse mund të ketë buzëqeshur”, ka theksuar Shahu.

Ai vlerëson se edhe nëse dialogu udhëhiqet nga Kurti, nuk ka shpresë për njohje të Kosovës nga Serbia, por e vetmja shpresë është presioni amerikan.

“Dialogu me Serbinë mund të udhëhiqet nga kryeministri Kurti por nuk mund të bëhet nga kryeministri Kurti por nga shumë faktorë të tjerë që duhen bërë bashkë në Kosovë pozitë-opozitë,  Akademi shkencash, Kuvend i Kosovës etj. Nuk ka shpresë që Serbia ta njohë Kosovën pse i udhëheqë Kurti bisedimet nga pala shqiptare, por e vetmja shpresë që Serbia ta njohë Kosovën është presioni amerikan, të tjerat janë fjale gazetash”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat