Burjani: Heqja e taksës garanton qëndrueshmërinë e koalicionit LDK-LVV

Politika

Burjani: Heqja e taksës garanton qëndrueshmërinë e koalicionit LDK-LVV

Nga: A.M. Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 22:16
Ilustrim

Tri partitë opozitare AAK-ja, PDK-ja dhe Nisma janë bërë bashkë për të kërkuar mbajtjen e  një seance të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të mos lejohet heqja e taksës nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lidhur me këtë çështje, njohësi i çështjeve juridike dhe poltike në vend, Blerim Burjani, ka deklaruar se taksa duhet që të hiqet nga Qeveria e Kosovës dhe se reciprociteti të bëhet sipas nevojës së shtetit.

“Taksa duhet të hiqet dhe reciprociteti të bëhet vetëm sipas nevojës që ka shteti, por jo përzierje të politikës  në tregti dhe raporte tregtare. Pra, Taksa duhet të hiqet, fare nuk ka përkrahje më Kurti nga SHBA dhe BE mund edhe disa muaj ta shtyj,  por pa shmangshëm ose do të hiqet taksa ose do të bëjnë qeveria, nuk do tolerohet zëvendësim dhe hajgare si në kohën e Ramushit”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka theksuar edhe faktin se ShBA-ja po kërkon që sa më shpejt të arrihet marrëveshja me Serbinë.

“SHBA kërkojnë marrëveshje të shpjet me Serbin, por duke ndal proceset dhe barrierat e dëmshme në dialogë. Tash le te zgjedhe koalicion fatin e Ramushit apo qeverisjen edhe për një vjet a sa të zgjatë marrëveshja në mes partnerëve”, ka thënë ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat