Marrëveshja Thaçi-NATO, ja reagimi i Riza Smakës, kjo është kërkesa e tij për kryeministrin Kurti - Bota Sot
Marrëveshja Thaçi-NATO, ja reagimi i Riza Smakës, kjo është kërkesa e tij për kryeministrin Kurti

Politika

Marrëveshja Thaçi-NATO, ja reagimi i Riza Smakës, kjo është kërkesa e tij për kryeministrin Kurti

Nga: D.B. Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:43
Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi hetime për presidentin e vendit, Hashim Thaçin, lidhur me një marrëveshje që ai si kryeministër e kishte nënshkruar me sekretarin e përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.Madje kjo u bë e ditur përmes një komunikate që e nisën për media nga Qeveria e Kosovës.

E në lidhje me këtë ka reaguar edhe njohësi i çështjeve juridike profesor Riza Smaka, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se asnjë marrëveshje e nënshkruar nga Presidenti apo Kryeministri edhe kur ai do të ishte konfidenciale nuk do të justifikohej me asgjë, që të mos ju kumtohet deputetëve në mënyrë të përshtatshme.

Image
Riza Smaka

“Në atë mënyrë do të sigurohej realizimi i parimit kushtetuar referuar publicitetit, transparencës dhe legalitetit. Në rastin konkret sipas të dhënave preliminare del se marrëveshja në fjalë ishte sekrete për kuvendin e të mos flasim për opinionin publik. Në anën tjetër restrikcionet e ushtrimit të autoritetit të ekzekutivit me një marrëveshje sekrete në tërë territorin e vendit në parim shkakton cenim të integritetit territorial si dhe të Kushtetutës. Dhe mjerisht ky rast nuk është i vetmi, pasi një vit më parë 80 ish deputet të legjislaturës paraprake të stimuluar nga liderët e partive politike për atë se në kundërshtim me Rezolutën 21-15 si dhe me linjën administrative ndarëse egzistente nga viti 1945-4 6, patën votuar për copëtimin e territorit të Kosovës përkatësisht për humbjen e mbi 8000 hektarëve të vendit tonë”, ka thënë profesor Smaka.

Sipas tij, marrëveshja lëndore të cilës të cilës po i referoheni tani do të duhej të komentohej dhe kuptohej komfor me realitetin objektiv dhe me statusin juridik " de jure" në kontekst me atë “de fakto" që Kosovës i është impozituar me violencë.

“Po të kisha qenë në vendin e ish- Kryeministrit nuk do ta kisha nënshkruar marrëveshjen në fjale e nën presionin e statusit "de fakti" dhe atij ndërkombëtar, do të kisha insistuar deri në fund në marrëveshje gjentelmene për një periudhë të definuar, ku do të duhej të informohej edhe Kuvendi i Kosovës në një seancë speciale prapa dyerve”, është shprehur njohësi i çështjeve juridike profesor Riza Smaka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat