Muhamet Kelmendi tregon sa është dënimi për vepren penale që po akuzohet Thaçi

Politika

Muhamet Kelmendi tregon sa është dënimi për vepren penale që po akuzohet Thaçi

Nga: D.B. Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 16:02
Thaçi dhe Kurti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçin, ka bërë një marrëveshje me ish sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në vitin 2013, por që sot mori dhenë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar sot përmes një shkrese zyrtare se e ka informuar kryeparlamentaren Vjosa Osmani në lidhje me këtë çështje, ku ndër tjera ka kërkuar edhe shkarkimin e Thaçit. Në përgjegjësinë e organeve të pushtetit në Kosovë janë dy fusha të saj, mbi të cilën ndërtohet përgjegjësia. E para, është përgjegjësia penale nga pozitat e shtetit dhe e dyta përgjegjësia politike.

Njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi ka thënë për gazetën “Bota sot” se lidhur me këto dy përgjegjësi është jo e nevojshme dërgimi i çështjes të prokurori për hetime, për faktin se hetimi i natyrës së përgjegjësisë penale sipas neneve 120-125 të Kodit Penal i kryen në mënyrë zyrtare vet prokuroria.

Image
Muhamet Kelmendi

“E them këtë pasi mbi këtë çështje ndërtohet edhe përgjegjësia penale dhe politike, sepse nëse vepra penale e kryer përcaktohet me 5 vite burg, menjëherë shkarkohet zyrtari, pavarësisht nga cila pozitë. Mirëpo, çështja vështirësohet nëse nuk hapën hetimet nga Prokuroria e Shtetit dhe nuk kemi përgjegjësi penale, se si duhet vepruar. Në rastin e tillë Qeveria apo ndonjë grup parlamentar bënë peticion për Presidentin, dhe nëse peticioni supozon ndonjë shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë peticioni duhet menjëherë t'i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese, e cila vendos për këto shkelje brenda 7 ditësh nga marrja e peticionit”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Kelmendi.

Ai tutje ka shtuar se sipas nenit 91, paragrafit 2 dhe 3, pas konstatimit të shkeljeve, Kuvendi mund të shkaktojë Presidentin me dy të tretat e votave.

“Megjithatë nëse Presidenti i Kosovës është dënuar për krim të rëndë, shkarkohet zyrtarisht nga Kuvendi me 2/3 e votave. Këtej del se jo vetëm që duhet dërguar çështja tek Prokuroria, por kërkohet, edhe që Kuvendi dhe Qeveria të ushtrojnë funksionin e vet nëpërmjet grupeve parlamentare që gjenden në Kuvend. Këtu procedura, sipas nenit 91, paragrafi 2, mund të iniciohet me 1/3 nga deputetet e Kuvendit. Pra, nuk duhet pritur vetëm hartimet nga Prokuroria, sipas nenit 91, parag.1 të Kushtetutës, por duhet që edhe vet deputetet të hetojnë dhe të ngritin peticion sipas nenit 91, para 2 të Kushtetutës. Andaj shkaqet se përse nuk veprohet kështu janë përgjegjës deputetet nga pozita, grupet e tyre parlamentare sikundër edhe Kryesia e Kryetarja e Kuvendit. Natyrisht edhe Kryeministri mban përgjegjësi se përse nuk e paraqet nëpërmjet deputeteve të vet peticionin me fakte, për nënshkrim dhe për shkarkim”, është shprehur njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat