Marrëveshja Thaçi-NATO, Zogaj tregon çfarë duhet të bëjë Kurti më tutje

Politika

Marrëveshja Thaçi-NATO, Zogaj tregon çfarë duhet të bëjë Kurti më tutje

Nga: G.B Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 19:14
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë kërkesë për procedurat për shkarkimin e presidentit Thaçi, për shkak të marrëveshjes “sekrete” të tij me NATO-n, që FSK të mos shkojë në veri të Mitrovicës.

Por, a mund të shkarkohet presidenti Thaçi?

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se ajo që ka thënë Kurti duhet të shikohet në thellësi dhe të kërkohet përgjegjësi nëse ka pasur shkelje kushtetuese.

Image
Skënder Zogaj

“Keqësimi në vazhdimësi i gjendjes së gjithmbarshme të Kosovës është rezultat i qeverisjeve të këqija shumëvjeçare, që vërtetë janë të pajustifikueshme sepse, e kanë lënduar lirinë dhe pavarësinë tonë, që edhe 20 vjet pas luftës ende nuk po mund të marrin zhvillimin e dëshiruar! Kjo që deklaroi Kryeministri Kurti mbetet të shihet më në thellësi se për çka është fjala dhe pastaj padyshim që duhet të kërkohen përgjegjësi nëse vërtetë ka pasur shkelje Kushtetuese”, është shprehur ai.

Zogaj ka thënë se kryeministri duhet të ndërmerr veprime konkrete për të gjitha shkeljet pasi deri tani nuk ka funksionuar drejtësia.

“Unë preferoj që kryeministri të kursehet nga deklaratat publike por të ndërmerr veprime konkrete institucionale për të gjitha shkeljet. Është koha që drejtësia të depolitizohet dhe të fillojë të kryejë funksionin e saj! Deri tani drejtësia nuk ka funksionuar prandaj zyrtarët e lartë të vendit kanë mundur të veprojnë krye më vete dhe të marrin vendime të dëmshme, disa nga të cilat i kanë shkaktuar pasoja të rënda dhe padyshim afatgjate! Mirëpo, gjithçka duhet bërë me kujdes dhe respektim të kompetencave institucionale vertikalisht e horizontalisht”, ka deklaruar Skënder Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat