Njohësi i çështjeve juridike: S’ka marrëveshje NATO-Qeveri, NATO-ja nuk lidh marrëveshje sekrete

Politika

Njohësi i çështjeve juridike: S’ka marrëveshje NATO-Qeveri, NATO-ja nuk lidh marrëveshje sekrete

Nga: G.B Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 16:33
NATO

Një marrëveshje siç u quajt “sekrete” e presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe NAOT-s për FSK-në në veri, bëri që kryeministri Albin Kurti të dilte në konferencë të jashtëzakonshme për media.

Ai ka kërkuar që presidenti të shkarkohet, derisa ka thënë se për këtë duhet të vendosin deputetët.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se nuk ka marrëveshje dhe se KFOR ka mandatin lega në Kosovë.

Image
Blerim Burjani

“Jo, nuk ka marrëveshje në mes NATO-s dhe Qeverisë apo kryeministrit me shkrim. E dyta NATO nuk lidhë marrëveshje sekrete me askënd pa njoftim të NATO-s, KFOR ka mandatin me 1244 , që është legal në Kosovë. Nuk mjafton që komunikatat të bëhen publike por marrëveshja, nuk ka marrëveshje me shkrim, ka pasur vetëm biseda dhe në fund të fundit KFOR ka mandat si mekanizëm i vetëm ushtarak të intervenojë kudo në Kosovë, marrëveshja gojore apo politike Qeveri -KFOR, NATO-s është diçka tjetër. KFOR ka mandat 1244 për këto gjëra. Është gabim marrja me këtë çështje s’ka asnjë baze ligjore vendore dhe ndërkombëtare dhe më së paku me Kushtetutën e shtetit”, është shprehur ai.

Sipas Burjanit, kryeministri duhet të ketë kujdes dhe të mos merret me gjëra që nuk janë të sakta.

“Pra, duhet të ketë kujdes ky kryeministër të merret me gjëra që nuk janë të sakta dhe kanë hamendje, më nuk duhet të ketë propagandë dhe marketing dhe fushatë politike, kërkohet pra kujdes i shtuar në këtë çështje dhe të gjitha çështjet tjera me rëndësi vendore apo ndërkombëtare. Mund të ndodhë që Kryeministri është shtyrë në lajthim, por duhet të jetë i kujdesshëm, duhet të ketë ekip të përgjegjshëm profesional, jo të duket si cirk apo si fushatë”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat