Avdyli: Kurti të mos i dalë kundër SHBA-së, siç i doli Haradinaj

Politika

Avdyli: Kurti të mos i dalë kundër SHBA-së, siç i doli Haradinaj

Nga: A.M. Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 18:47
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Që nga fushata e zgjedhjeve të fundit, Lëvizja Vetëvendosje e ka proklamuar  vendosjen e reciprocitetit. Këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se taksa do të hiqet shumë shpejt dhe se do të zëvendësohet me reciprocitet.

Ndërsa, për të enjten është paralajmëruar të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, por është shtyrë për të premten, në të cilën pritet të diskutohet për taksën.

Lidhur më këtë çështje, Ajet Avdyli në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar  se taksa duhet të hiqet dhe se Kosova nuk mund të dal kundër SHBA-së, siç ka vepruar ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Kosova me udhëheqjen e sajë nuk mund të ecë me këmbët e veta pa e pasur përkrahjen e ShBA-së, shtet ky që është Liria e Kosovës. Tarifa duhet të hiqet menjëherë edhe atë si thotë Amerika pa reciprocitet, me që ne nuk mundemi të dalim kundër Amerikës siç veproi ish kryeministri Haradinaj”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Ndërsa, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet t`i bëjë presion kryeministrit Kurti që të heq taksën 100% ndaj produkteve serbe.

“LDK-ja duhet t' i bëjë presion Albinit që dita e nesërme të jetë vendimtare për heqjen e Tarifës”, ka përfunduar Avdyli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat