Albin Kurti në minutat e fundit e bëri veprimin e mirë, nuk i ra shkelm Amerikës!

Politika

Albin Kurti në minutat e fundit e bëri veprimin e mirë, nuk i ra shkelm Amerikës!

Nga: D.B. Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 20:16
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se do ta heq taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Pas këtij lajmi të dhënë nga Kurti konsiderohet si një hap i suksesshëm i tij.

Ai madje kështu po ruan raportet me SHBA-në, pas reagimeve të shumta të zyrtarëve amerikan drejtuar Kosovës për heqjen e taksës. E pas kësaj, duket se kryeministri i Kosovës Albin Kurti e kapi trenin e fundit, në stacionin e fundit dhe nuk u ra shqelm miqve të Kosovës të cilët kanë kërkuar me insistim që të hiqet taksa ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Image
Rexhep Shahu

Kështu po vlerëson analisti politik Rexhep Shahu. Ai ka thënë për gazetën “Bota sot” se Kryeministri Kurti ka një luftë të brendshme të fortë me vetën si person në opozitë kur ‘vriste’ e priste sa donte e kë donte, dhe tani si person në krye të qeverisë që duhet të matet dhe të mbajë përgjegjësi për shtetin, pa ra në deklarata bajate e akuza pa doganë.

“E them këtë pasi tani vihet re se një tabor nxitësish janë të armatosur deri në dhëmbë me fjalë e ngatërresa që ta bëjnë Kurtin ‘dragua’ që nuk pyet as për Amerikë e as për Evropë. Këto nxitëse tifozësh janë kategori e dëmshme se ata nuk janë as për luftë në rast lufte, por vetëm grijnë ‘sallatë’ fjalësh trimërisht. Kryeministri Kurti siç duket nuk është në dijeni se duhet të informohet për çdo gjë. Dhe tani që ka helmetën kryeministrore në kokë, ai duhet tu shmanget përplasjeve me institucionet e tjera, kur e di se del i humbur. Lajmi i pompuar si dramatik, se zbuloi marrëveshje sekrete të ish kryeministrit Thaçi me NATO-n, në fakt ishte një ‘kurth’ ku e futën Kryeministrin Kurti, i cili nuk duhej të binte assesi në atë kurth”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

Sipas tij, nuk ka marrëveshje sekrete nëse është marrëveshje me shkrim mes titullarësh, pasi nuk është sekrete një marrëveshje që e dinë dy veta, dy titullare e dhjetëra vartës.

“Nëse marrëveshja e Thaçit me NATO-n nuk gjendet në arkivin e kryeministrisë është faj i arkivit e jo i nënshkruesit të marrëveshjes.Edhe insistimi gjoja prej kokëforti për të mos u deklaruar për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe heqja e taksës pastaj, e cenon reputacionin e autoritetin e kryeministrit Kurti. Megjithatë nuk do duhej të cenohet reputacioni e autoriteti i tij, por Kurti hyn në beteja të humbura, se mbase ashtu e nxisin nxitësit e tifozëve, tifozët e tij. Nuk mund të jetonte taksa ndaj mallrave serbe, pa një mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, pasi Kosova nuk u dikton kushte miqve të saj të cilët kanë investuar për Kosovën, reputacionin dhe autoritetin e tyre. Edhe kushtëzimet që jep sot kryeministri për heqjen e taksës, nuk ia merr askush seriozisht, madje as datat e as afatet. Kosova nuk ka ndërmend ta rrezikoje miqësinë e saj me SHBA-në, falë të cilës ajo ka lirinë, pavarësinë dhe siguron integritet të pacenuar”, është shprehur analisti politik Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat