E zbulon Mulliqi: Njerëzit në borde që u shkarkuan nga Kurti të gjithë kanë lidhje familjare me...

Politika

E zbulon Mulliqi: Njerëzit në borde që u shkarkuan nga Kurti të gjithë kanë lidhje familjare me...

Nga: D. B. Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 18:20
Albin Kurti

Qeveria e Kosovës ka vazhduar avazin e shkarkimeve të ndërmarrjeve të bordeve publike. Në mbledhjen e sotme fatin e njëjtë të shkarkimeve e patën bordi i drejtorëve të ndërmarrjes publike të hekurudhave “Infrakos” dhe bordi mbikëqyrës prej gjashtë anëtarësh të “Trepçës”. Kabineti i kryeministrit Kurti në këtë mbledhje shfuqizoi dy vendime të ish-kryeministrit, Haradinaj mbi zvogëlimin e akcizës në duhan. Ekzekutivi themeloi edhe grupin e ekspertëve të pavarur për draftimin e skenarëve dhe elementeve të reformës se Vettingut në sistemin e drejtësisë.

Image
Skender Mulliqi

E në lidhje me këtë analisti politik Skënder Mulliqi, konsideron se shkarkimet të cilat kanë filluar nga qeveria e bordeve të zyrtarëve të ndërmarrjeve publike janë një punë e analizuar mirë, dhe mbi baza ligjore.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot” se shumica e të punësuarave nëpër borde , janë bërë pa ndonjë kriter të caktua, pasi më shumë janë bërë në bazë të lidhjeve, dhe mbi bazat familjare e klentelave të ndryshme.

“E them këtë pasi qeveria e re, pas kësaj praktike është duke ja mbyllur rrugën, dhe kjo është në të mirën e përgjithshme. Po ashtu është stërmbushur aparati shtetëror me njerëz pa nevojë, duke e dëmtuar buxhetin e varfër të Kosovës. Ky riorganizim i punëve të Qeverisë së Kosovës duhet të përshëndetet, sepse dihet se ku e kanë sjellë situatën politike dhe atë ekonomike, të gjitha këto keqpërdorime, dhe emërime në ndërmarrje të ndryshme publike”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

Sipas tij, qeveria duhet të bëj kujdes kur bëhet fjalë për shërbyes civil, duke ju përmbajtur procedurave ligjore, se gabimet të them ashtu eventuale mund ti kushtojnë buxhetit , duke i rikthyer në punë të larguarit gjykata.

“Ata që janë emëruar në poste politike, duhet të zëvendësohen më njerëz kredibil dhe në bazë të nevojave .Vazhdimi i reformave nëpër të gjithë sistemet është nevojë e madhe madje edhe urgjente. Sigurisht së këto reforma të nisura janë duke u mirëpritur nga qytetarët, por edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare. Edhe shkarkimet e fundit në bordin e hekurudhave duhet shikuar nga ky kënd, sepse shtet ndërtimi dhe mirëqenia, duhet ti kthehen më në fund këtij vendi, i cili është katandisur në shumëllojshmërinë e krizave. Radhën e kanë personat meritor që të zënë vend në postet udhëheqëse, përmes proceseve transparente për opinionin e gjerë publik”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat