“Koalicioni VV-LDK deri më tash ka bërë një punë të mirë”

Politika

“Koalicioni VV-LDK deri më tash ka bërë një punë të mirë”

Nga: N. H Më: 4 mars 2020 Në ora: 23:27
Qeveria Kurti

Nuk u mbajt seanca e Kuvendit të Kosovës, ku presidenti Hashim Thaçi pritej t’u drejtohej deputetëve pas vizitës në Uashington.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka kthyer letrën presidentit Hashim Thaçi, i cili gjatë ditës së djeshme i kërkoi Kuvendit të organizojë një seancë plenare ku ai do t’i raportonte Kuvendit të Kosovës për takimin e tij të para disa disa ditëve në Uashington me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas kryetarës së Kuvendit, deputetët e Kuvendit të Kosovës ishin të angazhuar në aktivitete të tjera gjatë ditës së sotme, andaj nuk është mundësuar raportimi i Thaçit.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se presidenti Thaçi ka të drejt kushtetuese të kërkojë seancë të jashtëzakonshme, mirëpo, sipas tij, ky i fundit, duhet ta arsyetojë në kërkesën e tij, nëse është situata urgjente.

“Presidenti Hashim Thaçi ka të drejt kushtetuese të kërkojë seancë të jashtëzakonshme, kjo është e qartë, se a është e rëndësishme a jo. Ai duhet të arsyetojë në kërkesën e tij, nëse është situata urgjente duhet të thirret Kuvendi për të raportuar për gjendjen e aktuale, është më rëndësi raportimi nëse arsyetohet drejt mirëpo nuk ka arsyetim se mund të pritet dhe sa ka kohë, megjithatë, ai është president i shtetit nuk ka rëndësi si e ka emrin dhe kush është”, ka thënë Burjani.

Me tej, ai ka folur edhe për qeverinë e re, për të cilin ka thënë se ky koalicion duhet të pozicionet qartë se nëse është me SHBA-në për zgjidhje të shpejt dhe efikase dhe të përhershme me një rezultat të qartë për anëtarësim të Kosovës në OKB ose që të mbetet jashtë.

“Mund të instalohet një praktik e keqe e injorancës se institucionit te presidentit, në këtë temë inate nuk mund të ketë. Ky koalicion duhet të pozicionet qartë ose me SHBA-në për zgjidhje të shpejt dhe efikase dhe të përhershme me një rezultat të qartë për anëtarësim të Kosovës në OKB ose me mbet nën BE që ka caktuar njerëz jo kredibili për Kosovën, madje është nënçmuar Kosova duke ofruar person jo kredibil që vjen nga një shtet jo miqësorë për Kosovën. BE është dashtë ta dijë se nëse Josep Borrell bëhet bartës i politikës së jashtme nuk do të mund të negocioj si palë ndërmjetësuese për shkak qëndrimit kundërshtar ndaj Kosovës dhe Lajcak që vjen po ashtu nga një shtet që nuk e njehë Kosovën. Pra, Kosova nuk po ka rrugë tjetër përveç SHBA-së në ndërmjetësim dhe besueshmëri”, ka theksuar ai.

Burjani ka theksuar se koalicioni aktual që qeverisë me vendin, deri më tash ka bërë një punë të mirë të shkarkimit të njerëzve që kanë dëmtuar vendin.

“Kjo është e kryere, tash vonesa dhe hezitimi për të mbledhë Kuvendin nuk është pozitive, për kundër asaj se ky koalicion deri më tash ka bërë një punë të mirë të shkarkimit të njerëzve të dëmshëm të PDK-së dhe NISMA-s edhe AAK-së nga postet, ende larg është për të sjelle rendin dhe ligjin por ka filluar mbarë, por ajo që bie në vëmendjen tonë zhvillimi ekonomik fare nuk duket të jetë prioritet dhe s’ka ndonjë rëndësi së paku deri më tash në këtë qeveri sikurse nuk është rendi të themelohet fondi për mbrojtje shëndetësore”, ka përfunduar njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat