Takimet e Thaçit me liderët e partive politike, juristi zbulon qëllimin e presidentit të Kosovës

Politika

Takimet e Thaçit me liderët e partive politike, juristi zbulon qëllimin e presidentit të Kosovës

Nga: N. H Më: 9 mars 2020 Në ora: 23:35
Pamje nga takimet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën gjatë ditës ka takuar liderët e partive politike në vend, me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.

Përveç liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, ftesës së presidentit iu përgjigjën të gjithë liderët e partive të tjera, përfshirë edhe ata të Listës Serbe.

Lidhur më këto takimet të presidentit Thaçi me liderët e partive, ka folur njohësi i çështjeve politike e juridike.

Blerim Burjani në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se qëllimi i presidentit Thaçi është që të krijohet një unitet për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Burjani ka bërë me dije gjithashtu se me SHBA-të nuk duhet bërë lojra, pasi sipas tij, Kosova është produkt i SHBA-ve.

“Ose unitet rreth heqjes së taksës, ose rënie të kësaj qeverie. Ky është qëllimi i Thaçit dhe SHBA-së, si dhe i BE-së, kjo tash më po dihet, fatkeqësisht, po përsëritet PAN-i që ra muaj më parë, tash edhe kjo qeveri. Prej kësaj Qeverie kurrgjë nëse nuk është pritë, është pritur depolitizimi dhe reduktimi i shpenzimeve të shtetit, se për zhvillim ekonomik nuk ka kapacitete, sidomos nga Lëvizja Vetëvendosje. LDK nën hije është dhe mund të jetë, gjatë kësaj qeverie, mendoje se do të ishte mirë që taksa të hiqet për një kohë të pacaktuar, përderisa do të ketë dialog. E pa mençur është të thuhet se duhet bërë balance politik me SHBA-në dhe BE-në. Kosova është produkt i SHBA-së, 956 aeroplanë e kanë bombarduar Serbinë”, ka thënë Burjani.

Tutje, Burjani ka theksuar se nga Bashkimi Evropian nuk pritet të ketë gatishmëri as për liberalizim të vizave, e lërë më për zgjidhje të çështjes me Serbinë.

“Nuk duhet të harrohet ky fakt dhe të flitet diçka të pa matur. SHBA-të janë çelësi i vetëm për normalizim të raporteve me Serbinë. Nga BE-ja nuk pritet të ketë gatishmëri as për liberalizim të vizave e lërë më për zgjidhje. Ka njerëz të në ketë koalicion që flasin në mënyrë të pamatur dhe të papërvojë plotësisht në politik, nuk ka lojë me fuqitë e mëdha, as cirk e për të ndërtuar strategji foshnjore të sjelljes ndaj fuqive të mëdha. Shtetet e mëdha si SHBA nuk flasin sa herë të duan këta, por flet dhe vendos njëherë dhe nuk merret më”, ka theksuar Burjani për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se pakënaqësi për mos ftesë nga presidenti kishte kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se Thaçi sot ka treguar se është gjithçka përveç unifikues.

Ndërsa, në lidhje me këtë takim, Thaçi deklaroi se janë pajtuar me kreun e LDK-së të ndërtojnë dhe ruajnë qëndrim të përbashkët për çështjet me rëndësi për shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat