Pse LDK dërgoi Skënder Hysenin në SHBA? Zbulohet se më kënd ka filtruar në të kaluarën ish-ministri - skenari i frikshëm po përgatitet për ‘Qeverinë Kurti’

Politika

Pse LDK dërgoi Skënder Hysenin në SHBA? Zbulohet se më kënd ka filtruar në të kaluarën ish-ministri - skenari i frikshëm po përgatitet për ‘Qeverinë Kurti’

Nga: N. H Më: 10 mars 2020 Në ora: 21:23
Richard Grenell dhe Skënder Hyseni

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar sot se e ka dërguar Skënder Hysenin që të bisedojë drejtpërdrejt me ambasadorin Richard Grenell, që të informojë për takimin e fundit Presidentit Thaçi dhe Vuqiç në Uashington dhe t’ia prezantojë qëndrimet e LDK-së.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Skënder Hyseni ka thënë se i është zotuar Grenellit se LDK kurrë nuk do të lejojë që të prishet partneriteti me Amerikën.

“E sigurova Ambasadorin Grenell se për LDK-në dhe popullin e Kosovës, partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme. LDK kurrë nuk do te lejojë qe ky partneritet të prishet. LDK mbetet e përkushtuar dhe e vendosur që të koordinohet dhe harmonizohet ngushtë me SHBA-të në çdo fushë”, ka shkruar Hyseni.

Mirëpo, emërimi i ish-ministrit Hyseni si Sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare të LDK-së ka ngritur shumë dilema, kur dihet e kaluara e këtij të fundit më njerëzit e PDK-së.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Mehmeti, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se janë dy arsye se pse Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dërguar në SHBA, ish-ministrin Skënder Hyseni.

Image
Faton Mehmeti

“Arsyet pse Skënder Hyseni është dërguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Isa Mustafa janë dy. Së pari ish-ministri Hyseni është një ndër njerëzit më të besuar të Isa Mustafës, dhe së dyti Hyseni ka njohje të SHBA-ve qysh nga koha kur shoqëronte presidentin Ibrahim Rugova, në takimet në SHBA”, ka thënë analisti politik.

Tutje, ai ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka mjaftë të rinj që mund ta përfaqësonin edhe më dinjitetshëm këtë parti në arenën ndërkombëtare.

Gjersa, ka bërë me dije se Hyseni njihet si njeri ndër njerëzit që flirton me Hashim Thaçin, dhe kjo sipas tij, është një nga arsyet se pse ky i fundit nuk është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Megjithatë, mendoj se Lidhja Demokratike e Kosovës ka mjaftë të rinj, njerëz me ‘background” të madh e të cilët do të mund të përfaqësonin këtë parti më dinjitetshëm. Skënder Hyseni njihet si njeri ndër njerëzit që flirton me Hashim Thaçin, dhe kjo është edhe arsyeja që ai as nuk është sot deputet, dhe në ndonjë pozitë shtetërore, pasi edhe nuk ka besimin dhe votën elektoratit të LDK-së”, ka theksuar Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

Në fund, analisti politik mendon se ekziston mundësi që në SHBA po kurdiset për një koalicion LDK-PDK, nëse kryeministri Albin Kurti nuk ndryshon qëndrim sa i preket taksës ndaj mallrave serbe.

“Mendoj se koha e tij kur përfaqësonte LDK-në ka kaluar, megjithatë në këtë moment më e rëndësishme është të dihet se çfarë ka biseduar ai. Me duket jo korrekte që LDK-ja me Skënder Hysenin të tregojnë orientimin e tyre ndaj SHBA-ve, kur Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë është pjesë e qeverisë dhe zëri i qeverise aktualisht është edhe i LDK-së. Ka mundësi që atje, pra, në SHBA po kurdiset për një koalicion LDK-PDK, nëse kryeministri Albin Kurti nuk ndryshon qëndrim, e si rezultat partia e Isa Mustafës të del nga qeveria”, ka thënë në fund, analisti politik, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se anëtari i LDK-së, Skënder Hyseni, kundërshtoi fuqishëm zhvendosjen e fotografisë së presidentit Hashim Thaçi nga ana e kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

Hyseni ishte ndër të vetmit prej koalicionit LDK-VV që kundërshtoi lojën me fotografi nga ana e Osmanit.

Gjithashtu ish-ministri Brendshëm ka edhe një miqësi familjare me zyrtarët e partisë së Kadri Veselit, pasi gazeta zbulon se një nga fëmijët e Hysenit është martuar me djalin e një ish-ministri të PDK-së.

Pra, Skënder Hyseni në të kaluarën kishte qenë ministër i Punëve të Brendshme nga LDK, dhe kishte përfunduar mandatin pa bërë ndonjë gjë rreth zbulimit të vrasjeve të zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat