Ministria e Shëndetësisë dhe QKUK të jenë të gatshme për përballje me virusin Korona Kov19

Politika

Ministria e Shëndetësisë dhe QKUK të jenë të gatshme për përballje me virusin Korona Kov19

Nga: D.B. Më: 11 mars 2020 Në ora: 13:49
QKUK

Njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani përmes një postimi në facebooku, ka thënë se, Ministria e Shëndetësisë dhe QKUK duhet të jenë e gatshme për përballjen me virusin Korona Kov19. Ai ka thënë se Kosova ende ka gjasë të tregohet e kujdesshme në preventivë të mbyllë përkohësisht kufijtë me shtetet regjionale që rrethojnë për një muaj e më shumë.

Postimi i plotë:

"Ministria e Shëndetësisë dhe QKUK të jenë të gatshme për përballje me virusin Korona Kov19. Për shkak të gjendjes së përhapjes më të madhe dhe të shpejt të Korona Virusit -Kov19. Kosova ende ka gjasa të tregohet e kujdesshme në preventivë të mbyllë përkohësisht kufijtë me shtetet regjionale që rrethojnë për një muaj e më shumë  si dhe të informoj të gjithë bashkatdhetarët tanë të qëndrojnë atje ku janë deri në një kohë të ardhme të reduktimit dhe zhdukjes së këtij virusi në të kundërtën Kosova e ka të komplikuar luftimin e korona virusit."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat