Kosova vazhdon të jetë vendi më i izoluar, duke mos pasur liberalizim të vizave.
E së fundmi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do të ulet në tavolinën e bisedimeve Kosovë-Serbi, derisa BE të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.
Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, ka thënë për gazetën “Bota sot“ se dialog po hyn në fazën përfunditmare për shkak të agjendave të SHBA-së dhe deklaratat e Thaçit është për t’i bërë presion BE-së.
“Mendoj që çështja e dialogut tashmë po hynë në fazën përfundimtare. Ndoshta jo fort bazuar në agjendat e BE-së, sa të SHBA-së. Për sa i përket deklaratave të Presidentit Thaçi, mund të jenë një lloji presioni ndaj BE-së. Kjo pasi që tashmë pas hyrjes së amerikanëve në lojë po duket se roli i BE-së në dialog veç sa po zbehet. Në ketë kontekst, duke qenë pretendent i madh në marrëdhëniet ndërkombëtare BE shënon ta ruajë ndikimin në ketë proces, aq më shumë kur që Kosova është pjesë e gjeografisë evropiane”, është shprehur ai.
Sipas Duhanajt, deklarata vjen edhe pas vizitës së zyrtarëve gjermano- francez, ku dhe nga SHBA e BE bëjnë presion për taksën.
“Sinjal i interesimit më të madh ishte edhe vizita e zyrtarëve gjermano- francez në Kosovë. Ndoshta z. Thaçi bazuar në ketë situatë, prononcohet në këtë mënyrë. Pasi që edhe BE, edhe SHBA po bëjnë presion rreth tarifës. Mund të jetë edhe sugjerim i ndonjërit nga akterët e mëdhenj”, ka deklaruar Leon Duhanajt për “Bota sot”.