Alarmi amerikan për Kosovën, vjen paralajmërimi nga njohësi i çështjeve politike

Politika

Alarmi amerikan për Kosovën, vjen paralajmërimi nga njohësi i çështjeve politike

Nga: D.B. Më: 13 mars 2020 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar ditë më parë raportin për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2019. Në këtë raporti thuhet se qeveria nuk arriti të zbatojë në mënyrë efektive ligjin që parashikon dënime penale për zyrtarët e korruptuar.

“Zyrtarët nganjëherë përfshihen në praktika korruptive dhe mbesin të pandëshkuar. Mungesa e një mbikëqyrjeje efektive gjyqësore dhe sundimin e ligjit në përgjithësi i dobët, kontribuuan në këtë problem”, thuhet në raport.

Por nga ana tjetër në pjesën për Kosovën, ky raport nxjerr si çështje kryesore: kufizimet të tepruara ndaj mediave, përfshirë dhunën ose kërcënimet ndaj gazetarëve; korrupsioni i qeverisë dhe mosndëshkimi i tij; si dhe sulmet kundër anëtarëve të pakicave etnike ose komuniteteve të tjera të margjinalizuara.

E në lidhje me këtë njohësi i çështjeve politike Blerim Burjani ka thënë për “ Bota sot” se 0% e këtij raporti fatkeqësisht mund të jetë plotësisht i drejtë, veçmas mos luftimi i korrupsionit, dhe mos konfiskimi i pasurisë të bërë pa bazë nga zyrtar të lartë e të ultë të partive si PAN.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij, të tillët janë të involvuar në shumë krime ekonomike, duke mos justifikuar as ndonjë zyrtar të lartë të LDK-së.

“Fatkeqësisht askush nga zyrtar të lartë partiak nuk është dënuar deri më tani për krime korruptive dhe kundër jetës së barabartë të qytetarëve. Kosova ka përjetuar dhe po përjeton një katrahura të madhe dhe sfidë prej disa individëve të tillë të shumtë që kanë shkatërruar ekonominë dhe barazinë qytetare. Fatkeqësisht PAN nuk po bashkëpunon me rendin dhe ligjin për të pastruar oborrin e tyre nga njerëz të shumtë të korruptuar. E kemi rastin konkret të PTK-së, rastin e ndërmarrjeve publike, punësim në shërbim civil te Kosovës, ambasador partiak të shumtë , kunata dhe familjar te korruptuar te larguar jashtë vendit neper ambasada janë të vërteta dhe për këtë s’ka asnjë ndëshkim .Raporti i tillë është i saktë , ndonjëherë cenohet edhe liria e fjalës së tij jo rrallë ne rrejte sociale dhe direkt kërcënohen gazetar dhe individ opininist”, ka thënë njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat