Të jesh fëmijë i dy infektologëve: Rrëfimi i vajzës së Dr. Nderim dhe Dr. Luljeta Hasanit

Politika

Të jesh fëmijë i dy infektologëve: Rrëfimi i vajzës së Dr. Nderim dhe Dr. Luljeta Hasanit

Më: 14 mars 2020 Në ora: 16:04
Dr. Nderim dhe Dr. Luljeta Hasanit

Vajza Adea po qëndron në shtëpi së bashku më vëllain e saj, pasi dy prindërit Dr. Nderim dhe Dr. Luljeta Hasani po kujdesen për të sëmurët nga koronavirusi.

Mjekët bashkëshortor janë të dy infektologë. Dr. Nderimi ditën e djeshme është thirrë urgjent pasi ka qenë në gatishmëri dhe do të vazhdojë të punojë edhe sot që i bie kujdestari 48 orëshe, ndërsa Dr. Luljeta ka filluar punën sot në mëngjes.

Gjatë vizitës së ministrit të Shëndetësisë dr. Arben Vitia, dr. Luljeta ka thënë se i ka përgatitur fëmijët e saj që të qëndrojnë në shtëpi dhe përkundër vështirësive do të qëndrojnë në punë.

Vajza e infektologëve Adea ka bërë një dedikim prekës për prindërit e saj të cilët po qëndrojnë në frontin e parë të luftës kundër përhapjes së koronavirusit.

“Sot përfundimisht edhe Kosova ime u prek nga i famshmi Coronavirus-i kudo nëpër shtëpitë tona një atmosferë frike, panike të cilën të them të drejtën më së shumti jeni duke na e servuar ju mediat. Jam plotësisht e vetëdijshme por edhe psikologjikisht e përgatitur se sot filloi një betejë e gjatë por jo e pamundur, prandaj ju lutem përmbajuni këshillave të mjekëve, mos krijoni panik, mos ju bëni presion atyre që janë shpresa jonë në këto momente”.

“E di që nuk do të jetë e lehtë për të gjithë, por të jesh fëmijë i dy doktorëve e aq më shumë i dy infektologëve në këto momente është edhe më e vështirë. Andaj lutemi për heronjtë tanë Forca Klinika Infektive, Forca Qendra Emergjente e gjithë stafi mjekësorë anë e mbanë vendit tim. Lutemi per ju!”, ka shkruar Adea.

Ministri Vitia gjatë vizitës së tij në Infektivë dhe Institutin Kombëtar, ka shprehur falënderimin e tij për të gjithë punëtorët shëndetësorë për angazhimin e tyre maksimal në këtë situatë, ndërsa ka kërkuar mirëkuptim të mos liruar nga puna stafin mjekësor për shkak të nevojave të mëdha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat