Opozitës i vie një kërkesë për gjendjen aktuale në vend

Politika

Opozitës i vie një kërkesë për gjendjen aktuale në vend

Nga: M.H Më: 16 mars 2020 Në ora: 15:27
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Vendin dhe qytetarët i ka kapluar frika e koronavirusit, duke vazhduar ditët të izoluar në shtëpitë e tyre dhe duke u ruajtur nga kontakti me njerëzit e tjerë.

Kështu, duke e parë të arsyeshme këtë gjendje, është votuar edhe buxheti për vitin2020 në Kosovë, pasi një gjë e tillë sipas qeverisë është e nevojshme.

Mirëpo, të kundërtën e ka parë opozita, e cila e ka konsideruar shfrytëzim të situatës nga ana e qeverisë së re votimin e buxhetit.

Në lidhje me këtë temë analisti politik, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që miratimi i buxhetit është vendim më se i duhur në këto rrethana dhe se opozita nuk duhet të jep mesazhe negative në këtë aspekt.

Sipas Shahut, ajo se çfarë tashmë duhet bërë qeveria e re është të largoj taksën ashtu siç po kërkon Amerika, mirëpo opozita duhet të bashkohet me pozitën në këto kushte që shoqëria është e izoluar.

“Reagimet e opozitës së Kosovës kundër qeverisë Kurti për miratimin e buxhetit janë fatkeqe, tregojnë nervozizëm absurd të opozitës dhe nuk jep tani ato mesazhet e mëhershme. Ti thotë puna e mbarë qeverisë. Miratimi i buxhetit është A-ja e punës për një qeveri. Gjithë kritikat që i bëjnë qeverisë për punën e miratimit të buxhetit janë fjalë të shkruara në akull”.

“Ndërsa gjithë presionin që ia bëjnë Kurtit për të vendosë shpejtë dhe urgjent lidhur me kërkesat amerikane për heqjen pa kushte të taksës për mallrat serbe, opozita pak po bën, duhet ta bllokojë nëse mundet gjithë qeverinë dhe ta detyrojë me presion popullor të vendosë siç kërkon Amerika. Taksën vërtetë e ka vu opozita e sotme, por ajo tani është e bindur se duhet të hiqet dhe duhet të hiqet, pasi nëse qëllon të jetë veprim i gabuar, qeveria Kurti nëse është sovrane sa po shfaqet, e rivendos sërish taksën dhe taksa të tjera”.

“Por njëhere duhet ta heqë atë taksë dhe të mos bëjë cubin e fisit.Na është krijuar ndoshta ideja ne shqiptareve sikur Serbia po jep shpirt apo e ka të lidhur frymëmarrjen me taksën që i ka vu Kosova për mallrat serbe. Kjo është lodër e shpume dhe nuk bjen. Në kushtet kur shoqëria është e izoluar për shkak të frikës e kujdesit ndaj Coronaviruesit, mirë është të përkrahen edhe nga opozita gjithë masat mbrojtëse të qeverisë”, përfundon, Shahu, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat