Incidenti i frikshëm mes shqiptarëve dhe serbëve në lumin Ibër, ky është skenari i Serbisë– paralajmëron analisti i njohur

Politika

Incidenti i frikshëm mes shqiptarëve dhe serbëve në lumin Ibër, ky është skenari i Serbisë– paralajmëron analisti i njohur

Nga: N. H Më: 17 mars 2020 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Janë bërë sot plotë 16 vjet nga protesta e njohur si ‘Trazirat e Marsit’, ku humbën jetën 19 persona dhe u lënduan qindra të tjerë.

Edhe pse rrethanat mbeten ende të paqarta, më 17 mars të vitit 2004, protesta filloi pas raportimit në media se dy fëmijë shqiptarë ishin mbytur në lumin Ibër si pasojë e ndjekjes me qen nga ana e serbëve.

Një situatë e tensionuar është paraqitur edhe sot, në përvjetorin e 16-të, te Ura e Ibrit në Mitrovicë, kjo pasi që serbët me ekskavator kanë tentuar ta prishin shtratin e Ibrit.

Policia e Kosovës ka parandaluar një incident mes banorëve shqiptarë dhe serbë të Mitrovicës, pranë një punishte për ndërtimin e një ure të re, në lumin Ibër, që e ndanë Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut.

E kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ashpër ndaj disa personave që nuk lejonin të qetësohet situata tek Ibri.

Lidhur më këtë, analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se edhe me tej ka elemente radiale në veri të Kosovës, të cilët synojnë dhe tentojnë destabilizimin e vendit.

Sipas Mehmetit, këto grupe të nxitura nga Beogradi synojnë të këtë trazira e të cilat pastaj t’i përdorin këto si argumente të tyre.

Image
Faton Mehmeti

“Ka elemente radikale në Veri të cilat synojnë dhe tentojnë destabilizimin e vendit duke marrë shkas nga përvjetori i 2004. Këto grupe të nxitura nga Beogradi synojnë të këtë trazira e të cilat pastaj synojnë t’i përdorin si argumente se ‘Kosova nuk është vend i sigurt për serbët’ duke aluduar në tezen e Vuçiqit dhe Thaçit për ndarje”, ka thënë analisti politik.

Tutje, ai konsideron se incidenti i sotëm është për të matur pulsin se sa mund të eskalojë situata, me mundësi që në ditët në vazhdim të ketë provokime më të mëdha.

“Incidenti i sotëm është për të matur pulsin se sa mund të eskalojë situata, me mundësi që në ditët në vazhdim të ketë provokime më të mëdha. Andaj, duhet reagim dhe vigjilencë nga qeveria dhe KFOR-i për të parandaluar zbatimin e planeve të tilla”, ka përfunduar Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka treguar se si ka rrjedhur ngjarja e incidentit të sotëm në këtë qytet, ku u raportua se ai u lëndua.

Sipas tij, situatën e ka provokuar kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, për të cilin tha se ka reaguar sikur të ishte kryetar i ndonjë komune të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat