“Dallaveret” me Vuçiqin, vjen paralajmërimi për Thaçin: Së shpejti i dalin duçat...

Politika

“Dallaveret” me Vuçiqin, vjen paralajmërimi për Thaçin: Së shpejti i dalin duçat...

Nga: M.H Më: 18 mars 2020 Në ora: 08:27
Hashim Thaçi

Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në zyrën e tij ka pritur mysafirë, por për shkak të Koronavirusit, Kurti ka vazhduar të mbajë distancën e rekomanduar nga IKShP-ja dhe OBSh-ja.

Në takimin që kishte me ambasadorin e ShBA-së, Philip Kosnett, shihet qartë se është një distancë e krijuar ndërmjet dy folësve.

Në këtë takim Kosnett, përgëzoi Kurtin për punën dhe masat që shteti i Kosovës ka ndërmarrë, duke vazhduar të shprehet që shpreson kjo situatë të kalohet lehtë dhe sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Në lidhje me këtë takim në një prononcim për “Bota sot”, profesor dr. Binak Maxharraj, u shpreh që Kosnett përgëzoi Kurtin për punën që ka bërë dhe se se ajo çfarë thotë Kosnett është valide për shtetin e Kosovës.

Më tej, Maxharraj, shprehet që “dallaveret” e Thaçit do të dalin shumë shpejt në dritë, duke përmendur edhe fatin që Grenell do ta ketë si të Borellit.

“Hashim Thaçit po i dalin duçat. Ambasadori i SHBA Philip Kosnett e ka vizituar Kryeministrin e Kosovës, ku pas shumë diskutimeve Kosnett e përgëzoi Kurtin për performancën e Qeverisë duke e lavdëruar për punën që po bënë. Këtu diçka nuk është në rregull me Richard Grenellin,s epse ai ka shumë dallavere më Thaçin e Vuçiqin prapa shpinës se Kurtit rreth taksës.

Image
Binak Maxharraj

Këto dallavere janë në shërbim të Serbisë të kurdisura midis këtyre të treve. Për qeverinë e Kosovës e Kosovës është valide ajo se çka thotë ambasadori ynë amerikan Kosnett. Kurse, Thaçit e Vuçiqit së shpejti do t‘iu dalin në dritë duçat, kurse Grenellin do ta gjejë fati i Joe Borrellit”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat